Lokalet 2021

AAK-ja: Zhvillim të turizmit në Istog e stadium të ri në Malishevë

Fushatën për zgjedhjet e 17 tetorit, kandidati i AAK-së për Istogun, Bekë Berisha, e ka vazhduar me premtimin për zhvillim të turizmit. Berisha u ka premtuar qytetarëve se tek burimi i Istogut do të ndërtojë vende atraktive me qëllim të rritjes së vendeve të punës
 

Kandidati i AAK-së për Istogun, Bekë Berisha, u ka premtuar qytetarëve ndërtimin e vendeve turistike, me qëllim hapjen e vende të reja të punës. E kandidati për Malishevën, Kastriot Berisha, qytetarëve u ka premtuar bashkëpunim dhe investime nga qyteti Konya i Turqisë

Fushatën për zgjedhjet e 17 tetorit, kandidati i AAK-së për Istogun, Bekë Berisha, e ka vazhduar me premtimin për zhvillim të turizmit. Berisha u ka premtuar qytetarëve se tek burimi i Istogut do të ndërtojë vende atraktive me qëllim të rritjes së vendeve të punës.

“Këtu do të krijojmë shtigjet e ngjitjes në borë, do të ndërtojmë zip-line dhe urat e himalajeve. Zhvillimin e turizmit malor dhe sportiv me fokus për krijimin e vendeve të reja të punës”, ka thënë ai.