Në mbështetje të kandidatit të AAK-së për kryetar të Prizrenit ka dalë të premten kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj.
Ai ka premtuar se me Lulzim Kabashin kryetar, ekonomia në Prizren do të zhvillohet.
Para vizitës në Prizren, kreu i AAK-së nëpërmjet një videofjalimi u shpreh në përkrahje të kandidatit të kësaj partie për Komunën e Prishtinës, Daut Haradinaj.
Ai e ritheksoi premtimin e dhënë për zbatimin e Ligjit për kryeqytetin.
Tutje Haradinaj ka folur edhe për atë që e ka quajtur rrezik nga qentë endacakë.
E mënyra të njëjta, nëpërmjet rrjeteve sociale, kanë përdorur për të bërë fushatë edhe kandidatë të kësaj partie. Hapja zyrtare e fushatës prej tyre është bërë me foto apo video.
Kandidati i AAK-së për kryetar të Klinës, Zenun Elezaj, ka bërë postim në Facebook, ku i ka ftuar qytetarët që t’i bëjnë pyetje rreth fushatës së tij dhe ai u ka dhënë përgjigje nëpër komente.