Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Niveli i glukozës dhe insulinës plazmatike esëll janë faktorë të suksesit në humbjen dietike të peshës

Hulumtuesit nga Universiteti i Kopenhagës, së bashku me kolegët nga Universiteti i Colorados, Universiteti Tufts, Centro de Investigación Biomédica en Red de Fisiopatología de la Obesidad y Nutrición (CIBER OBN) dhe Gelesis, Inc., prezantuan të dhëna të reja, të cilat demonstrojnë se sheqeri në gjak (glukoza) dhe/ose insulina esëll duhet të përdoren për ta zgjedhur dietën e duhur, veçanërisht për njerëzit me diabet dhe paradiabet.

Të vlerësuar në gjashtë studime të mëdha ndërhyrëse dietike duke e përdorur një shumëllojshmëri të strategjive ushqyese, këta biomarkerë rezultuan në mënyrë të përsëritur si parashikues të suksesit në humbje dhe ruajtje të peshës, transmeton koka.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dietat specifike që funksionojnë dallojnë në bazë të asaj nëse një pacient ka nivel normal të sheqerit në gjak, ka paradiabet ose jeton me diabet. Të dhënat u prezantuan në sesionin e 77 shkencor të American Diabetes Association.

"Për çudi, për shumë pacientë, përdorimi i këtyre biomarkerëve mund të çojë në një humbje peshe prej gjashtë deri në shtatëfish", komentoi Arne Astrup, profesor, udhëheqës i departamentit të ushqyerjes, ushtrimeve dhe sporteve në Universitetin e Kopenhagës, Danimarkë. "Në të ardhmen, ne mund t’i edukojmë pacientët se kur një dietë që ata kanë planifikuar ta ndjekin do t'i bënte të shtonin peshë dhe t'i ridrejtoheshin një strategjie që e dimë se do të funksionojë për ta".

Studimet tregojnë se, për humbje të suksesshme të peshës, niveli esëll i sheqerit në gjak dhe niveli esëll i insulinës duhet të përdoren për ta zgjedhur një qasje e cila është dëshmuar se funksionon bazuar në këta biomarkerë. Për shumicën e njerëzve me paradiabet, një dietë e pasur me fibra pa kufizime kalorike do të jetë shumë efektive dhe është treguar se i përmirëson markerët e diabetit. Në këtë popullsi, karbohidratet ose yndyrat duhet të përshtaten bazuar në nivelet esëll të insulinës.

Për njerëzit me diabet të tipit 2, një dietë e pasur me yndyra të shëndetshme të bazuara në bimë (si ato nga vaji i ullirit, arrat dhe avokadot) do të jetë efektive për ta arritur humbjen në peshë. Studiuesit e pranojnë se asnjë zgjidhje si e vetme nuk do të funksionojë për çdo pacient, por për shumë njerëz në SHBA dhe BE këto strategji kanë të ngjarë të jenë më efektive sesa një qasje e përgjithshme për të gjithë.

"Hulumtimi ynë tregon se strategjitë e humbjes së peshës duhet të përshtaten bazuar në biomarkerët e një individi, që është një hap i madh përpara në përdorimin e ushqimeve të personalizuara për t’i ndihmuar njerëzit të arrijnë sukses më të madh në humbje peshe", vazhdoi prof. Astrup. "Këto gjetje janë veçanërisht të rëndësishme pasi ato na mundësojnë t'u sigurojmë atyre personave me paradiabet një strategji të modifikuar për t'i ndihmuar ata të humbin peshë, gjë që në fund mund ta parandalojë ose vonojë zhvillimin e diabetit të tipit 2."

Universiteti i Kopenhagës do të vazhdojë të marrë pjesë në dhe ta mbështesë hulumtimin për t’i eksploruar biomarkerët shtesë si mikrobiota e zorrëve dhe qasjet e gjenomikës, të cilat mund të ofrojnë më shumë njohuri dhe të ndihmojnë për ta parashikuar më mirë suksesin me dietat specifike.

{gallery}