Lifestyle

Malinois belg, qeni më i zgjuar në botë sipas shkencëtarëve

Për shkak të instinktit të tij, Border Collie shpesh mendohet të jetë qeni më i zgjuar në botë, por shkencëtarët tani kanë zbuluar se Malinois belg mund të jetë qen më inteligjent, raportoi të hënën “Telegraph”.

Malinois është zgjedhje e zakonshme për ata që kanë nevojë për qen nuhatës apo roje, ndërsa tani të dhënat tregojnë se ata janë zgjidhja perfektë për shkak të pavarësisë, zgjidhjes së problemeve dhe shpejtësisë për t’u përgjigjur e të aftë në leximin e njerëzve.

Shkencëtarët nga Universiteti i Helsinkit në Finlandë kanë krijuar grupin e të dhënave më gjithëpërfshirëse.

Më shumë se 1000 qenë nga 13 raca të ndryshme u rekrutuan dhe kompetenca e tyre në 10 detyra (shtatë njohëse dhe tre të sjelljes) u vlerësua nga ekspertët që kishin krijuar baterinë e testeve smartDOG.

"Shumica e racave kishin pikat e tyre të forta dhe të dobëta. Për shembull, Labrador Retriever ishte shumë i mirë në leximin e gjesteve njerëzore, por jo aq i mirë në aftësinë për zgjidhjen e problemeve hapësinore. Disa raca, si Shetland Sheepdog, shënuan rezultate mjaft të barabarta në pothuajse të gjitha testet, dmth, ata nuk kishin rezultate as shumë të larta dhe as shumë të ulëta për asnjë test. Malinois belg u dallua në shumë nga detyrat njohëse, duke pasur rezultate shumë të mira në shumicën e testeve. Border Collies gjithashtu performuan mirë në shumë nga testet", ka thënë Saara Juntila, autore e studimit dhe një studiuese e doktoraturës në njohjen e qenve në Universitetin e Helsinkit.

Një test për të cilin ekipi tha se do të ishte matësi më i mirë për inteligjencën e përgjithshme ishte arsyetimi logjik, ku qenit iu treguan dy gota ushqimore dhe mund të shihte se njëra ishte bosh. Ideja ishte për të parë nëse kafsha mund të konkludonte se ushqimi ishte në tasin tjetër, i cili ishte i mbuluar. Por, të dhënat zbuluan se nuk kishte asnjë ndryshim midis racave të qenve për këtë detyrë.

Megjithatë, studiuesit zgjodhën tre detyra, secila duke testuar një aspekt specifik të njohjes së qenve, të cilat dhanë rezultate dhe treguan se si ndryshonin racat.

Aftësia e leximit të gjesteve njerëzore u mat duke vlerësuar se si qentë reaguan ndaj pesë gjesteve njerëzore: drejtimi i vazhdueshëm me gisht, drejtimi i shkurtër me gisht, duke treguar me këmbë, duke treguar diçka ndërsa jemi përballë një drejtimi tjetër dhe duke ndjekur shikimin.