Qelizat e gjalla janë të lidhura si çipat kompjuterikë, duke përdorur sinjale të drejtpërdrejta për t'i udhëzuar ato se si të funksionojnë, por gjithashtu mund ta ndryshojnë sjelljen me shpejtësi – diçka që çipat nuk mund ta bëjnë, sugjeron hulumtimi i ri nga Universiteti i Edinburgut.
Zbulimi i rrjetit të gjerë qelizor e thellon të kuptuarit e shkencëtarëve se si udhëzimet përhapen përmes trupit. Hulumtimi i ri gjeti informata të bartura në një rrjet të telave udhëzues që transmetojnë sinjale nëpër distanca të vogla, nanoshkallore, transmeton “Koha Ditore”. Lëvizja e molekulave të ngarkuara nëpër distanca të vogla që transmetojnë informacione, ngjashëm me atë se si funksionon një mikroprocesor kompjuteri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kemi zbuluar se funksioni i qelizës koordinohet nga një rrjet nanogypash, të ngjashme me nanogypat e karbonit që i gjeni në një mikroprocesor kompjuteri”, tha prof. Mark Evans, nga Qendra e Universitetit të Edinburghut për Shkencat e Zbulimit të Trurit.
“Gjëja më e mahnitshme është se ky qark është shumë fleksibil, pasi që ky rrjet i gjerë qelizor mund të rikonfigurohet me shpejtësi për të dhënë rezultate të ndryshme në një mënyrë të përcaktuar nga informacioni i marrë nga dhe lidhur me bërthamën. Kjo është diçka që asnjë mikroprocesor apo qark i bërë nga njeriu nuk është i aftë ta arrijë”, tha Evans.
Duke përdorur mikroskopë të fuqishëm, shkencëtarët ishin në gjendje ta vëzhgonin rrjetin e lidhjeve me ndihmën e teknikave kompjuterike të ngjashme me ato që u mundësuan astronomëve ta shihnin vrimën e zezë.
Këto sinjale i thonë qelizës muskulore, për shembull, që të relaksohet ose të kontraktohet. Kur një qelizë lëviz nga një gjendje e qëndrueshme në një fazë të rritjes, rrjeti rikonfigurohet për të transmetuar sinjale që kalojnë në gjenet e nevojshme për rritje.