Lifestyle

Katër këshilla për humbje peshe

Descriptive Text

Kur bëhet fjalë për humbjen e peshës, përzgjedhja e ushqimit të duhur, para konsumimit të shujtave kryesore, është më rëndësi. Kjo sepse varësisht nga ushqimi që konsumohet para shujtave kryesore, organizmi mund të kontrollojë urinë dhe të mbështesë më mirë procesin e humbjes se peshës.

Si hap i parë që duhet bërë në mënyrë të zvogëlohet indeksi i peshës trupore, është konsumimi i çajit të gjelbër para një shujte

Çaji i gjelbër përmban kafeinë e cila ka efekt në tretjen e ushqimit. Përveç këtyre ky çaj përmban shumë pak kalori dhe mund të veprojë si hidratues para shujtave.

Si hap i dytë e i rëndësishëm konsiderohet të jetë konsumimi i supës para shujtës kryesore të ushqimit. Kjo pasi supa është e pasur me shumë të mira shëndetësore, varësisht se me çka përgatitet, duke e bërë organizmin të gatshëm të pranojë ushqime pak më të ngurta siç janë pjatat e kryesore të drekës.

Edhe ushqimet që përmbajnë yndyra ta shëndetshme konsiderohen të jenë të mira për t’i konsumuar para ndonjërës nga shujtat kryesore.

Avokado, farat, arroret, vaji i ullirit, janë ushqime që përgatisin zorrët për pjatat kryesore dhe mundësojnë tretje më të mirë të ushqimit.

Proteinat gjithashtu konsiderohen të jenë të mira. Duke ngrënë peshk, ve, djathëra apo lagume, që janë të serviruara si ndonjë paragjellë e lehtë, organizmi përgatitet për shujtë më të madhe kryesore. Kjo sepse proteina merr më shumë kohë për t’u tretur dhe do ta mbajë organizmin të ngopur për më gjatë. Proteina ndihmon trupin të ndërtojë më shumë masë muskulore, gjë që është e rëndësishme për metabolizmin.