Lifestyle

Koha ideale për të konsumuar Omega 3

Descriptive Text

Nëse në mëngjes konsumohet ushqim që përmban më shumë fibra, atëherë mëngjesi është koha më e mirë për të marrë suplementet me Omega 3.

Kjo sepse nëse Omega 3 konsumohet para ushqimit, organizmi nuk do të mund ta absorbojë mirë, raporton Eating Well.

Ani pse ka disa faktorë që mund të ndikojnë në absorbimin e këtij suplementi, më e rëndësishmja është që Omega 3 të konsumohet me ushqim që përmban më shumë fibra.

Fibrat dhe yndyrat e shëndetshme ndihmojnë organizmin në absorbim më të mirë të Omega 3 gjë që e bën më të lehtë të qarkullojë edhe nëpër enët e gjakut.

Prandaj ekspertët këshillojnë që Omega të 3 konsumohet pas një vakti mëngjesi që përmban yndyra të shëndetshme si bukë me avokado, vaj ulliri, djathë arrore apo fara.

Omega tre është acid i shëndetshëm yndyror që merret nga sardelet, salmoni, mëlçia e merlucit apo edhe nga vaji i algave si dhe perimeve si soya, nga farat e lirit, e të tjera burime.