Lifestyle

Përfitimet nga buka e thekur

Buka e thekur është një nga ushqimet më të zakonshme më të cilin ushqehen njerëzit në mëngjes. Për shkak të disa përfitimeve nga kjo bukë, u bë e zakonshme që njerëzit e të gjitha moshave ta hanin atë për vaktin më të rëndësishëm të ditës.

Buka e thekur është një burim i madh i amidonit, gjë që do të thotë se ulë nivelin e sheqerit në gjak.
Kjo bukë është gjithashtu një burim i mirë energjie si dhe mund të ndihmojë me diarre dhe kapsllëk.

Buka pasi të theket humbet yndyrat e ngopura dhe si e tillë ndikon në uljen e peshës. Kjo gjë i ndihmon shumë njerëzit me diabet. Ekspertët bëjnë të ditur se buka e bardhë mund te theket dhe të përdoret nga pacientët me diabet pa lënë pasoja të mëdha, raporton CremeNSugar.

Buka pasi të theket ndihmon shumë njerëzit që vuajnë nga diarreja apo edhe kapsllëku, varësisht se me çka shoqërohet gjatë ngrënies.

Nëse buka e thekur shoqërohet me djathë dhe me çaj të zi, i ndihmon ata që po vuajnë nga diarreja. Kurse nëse konsumohet me gjëra të tjera që nxisin tretjen si frutat dhe ndonjë krem nga avokadoja, ndihmon ata me kapsllëk. Fibrat që frutat përmbajnë, ndihmojnë shumë tretjen e ushqimit.

Prandaj, zgjedhja e bukë së thekur është një mënyrë e shkëlqyer për të përmbushur disa nga kërkesat që organizmi i njeriut ka në mëngjes.

Ekspertët gjithashtu bëjnë të ditur se duhet konsumuar bukën integrale më shpesh se të bardhën për shkak se integralja përmban më pak niseshte. Ajo përmban gjithashtu sasi të bollshme të lëndëve ushqyese të cilat janë të nevojshme në shujtat ditore të njerëzve.