Lifestyle

Fëmijët zhvillohen më mirë me praninë e baballarëve në rritjen e tyre

 

Në shumë shtete rreth botës po rritet numri i baballarëve që janë prezent gjatë rritjes së fëmijëve të tyre.

Baballarët tani po e shfrytëzojnë edhe pushimin pas lindjes së fëmijëve në mënyrë që të jenë prezent. Me prezencën e tyre nënkuptohet kryerja e detyrave që duhen bërë rreth fëmijës, si ndërrimi i pelenave, ushqyerja me qumësht, larja e fëmijës, larja e rrobave të fëmijës, përgatitja e ushqimit dhe obligime të tjera.