Simptomat e pseudodemencës

Mjekët po shohin një rritje të rasteve të 'pseudo-demencës'.
Përderisa shume persona ankohen se po harrojnë gjëra, ekspertët çdo ditë po diagnostikojnë raste të demencës.
Por megjithatë nuk do të thotë se çdo harresë ka të bëj me demencën.
Sipas doktorëve gjendja e depresionit dhe stresi mund të shkaktojnë deficit në aftësitë njohëse që kamuflohen sikur të jetë demencë.
Sidoqoftë demenca është sëmundje progresive dhe e pa shërueshme, kurse pseudodemenca nuk është progresive dhe nuk shkakton degjenerim në tru.
Pacientët me pseudodemencë shpesh shprehen të shqetësuar se nuk po mund të koncentrohen, kanë rënie në memorie, kanë depresion dhe mendojnë shumë duke i krijuar vetes ngarkesë emocionale.
“Rastet e harresës tek të rinjtë po rriten”, ka thënë neurologu Praveen Gupta, transmeton TimesOfIndia.
Ai ka treguar se këtë gjendje po e shkakton ngarkesa e tepërt dhe puna e tepërt duke thënë se koncentrimi në shumë çështje brenda një kohe të shkurtër, procesimi i informatave të tepërta po e krijon humbjen e fokusit.
Doktori shpjegon se memoria funksionon në tri pjesë, dhënia e vëmendjes ndaj diçkaje, marrja e vëmendjes dhe mbajtja e vëmendjes. Secili nga këta hapa kërkon përpjekje nga truri, por stresi i madh ndikon negativisht në funksionimin e tij.
“Përpjekja e vetëdijshme për fokusim dhe ndërmarrja e hapave të duhur për ta trajtuar depresionin mund të rregullojë gjendjen e harresës dhe mund të largoi stresin”, ka thënë dr.Gupta.
Konsultantja e psikologjisë klinike, dr Arti Anand thotë se ka rreth 10 deri në 12 pacientë në muaj me gjendje harrese.
“Stresi dhe ngarkesa emocionale krijohen nga puna e tepërt, të menduarit e tepërt të shumë çështjeve njëherësh, mendimet negative dhe problemet interpesonale“, ka thënë ajo.
Doktoresha shpjegon se nuk mund të arrihet gjendje stabile kur kjo gjendje psikologjike është prezente sepse memoria, koncentrimi e vëmendja ulin performancën dhe në këtë mënyrë afektojnë funksionimin e trurit në përditshmëri.
Ajo që ndihmon rreth pseudodemencës është terapia e këshillimit, terapia për sjelljet kognitive dhe relaksimi.
Doktorët shprehen të shqetësuar se të rinjtë po merren tepër seriozisht me çështjet e tyre financiare, çështjen e banimit e çështje të tjera të përditshmërisë që mund ta shqetësojnë këdo.
Mirëpo gjithashtu kanë cekur se kjo gjendje stresuese mund të bëhet e menagjueshme dhe e adaptueshme përmes informatave adekuate dhe vetëdijesimit.
Çrregullimet kognitive depresive, të quajtura edhe pseudodementia (një term i themeluar nga Kiloh në vitin 1961), përkufizohet si dëmtimi kognitiv dhe funksional që imiton çrregullimet neurodegjenerative të shkaktuara si çrregullime dytësore ndaj simptomave neuropsikiatrike.
Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.