Për herë të parë në histori, Wimbledon ka lehtësuar rregullat e kodit të veshjes. Dhe kjo ka ngjallur shumë polemika. Pse janë kaq të rreptë?
Pas 146 vjetësh, Wimbledon ka ndryshuar kodin e veshjes për femra. Mediet po thonë se ndryshimi është i ftohtë dhe jo radikal: lojtaret tani lejohen të veshin nënshorte me ngjyrë të errët.
Masa thuhet se është bërë për të lehtësuar shqetësimet e konkurrenteve që janë në periudhën e tyre të ciklit menstrual.
Në një deklaratë, CEO i “All England Club”, Sally Bolton tha se ajo shpreson se rregulli i ri do të ndihmojë lojtaret të përqendrohen vetëm në performancën e tyre duke lehtësuar një burim potencial ankthi. Kjo gjë është mirëpritur nga shumë nga lojtaret. Siç tha javën e kaluar për Sky News Coco Gauff: “Mendoj se do të më lehtësojë shumë nga stresi mua dhe vajzat e tjera në zhveshtore, me siguri”.
Por, ndërsa në terren është pranuar, pjesa tjetër e kodit të veshjes mbetet po aq e drejtë sa vija bazë në fushën e tenisit, me konkurrentët që u thuhet se duhet të vishen me veshje të përshtatshme tenisi që është pothuajse krejtësisht e bardhë, kodi është i qartë se tegelat e veshjeve nuk duhet të jenë më të gjera se një centimetër.
Për ngjyrën e bardhë që është e përfshirë në kod të veshjes në fushën e tenisit ka folur Robert Lake. Ai është autor i librit “ A social history of Tennis” në Britani dhe ka thënë se e bardha është e mirë për shkak se nuk e vë në pah djersitjen. E bardha duket e pastër, e mprehtë dhe e rregullt dhe estetikisht përfaqëson mirësinë. Ai kështu ka thënë pasi që ka pasur parasysh lidhjet me kriketin, e bardha gjithashtu shfaq historikisht lidhshmëri me klasën e shoqërisë së lartë. Ai gjithashtu ka cekur se këto veshje u bënë pak më “praktike” në vitet 1950.
Nuk është vetëm Wimbledoni që zbaton një kod veshjeje. Teniserja Serena Williams veshi një “catsuit” të frymëzuar nga Wakanda për të fituar “French Open” në vitin 2018 , që ishte ndeshjen e saj e parë pas lindjes së fëmijës. Ajo u ndalua ta vishte atë në turnetë e ardhshme. Por edhe nëse turnetë e tjerë zbatojnë kodet e veshjes, Wimbledon është më i zëshëm përsa i përket ngurtësisë së rregullave të tij.
Siç thotë Keren Ben-Horin, historiane mode dhe bashkëautore e “She's Got Legs: A History of Hemlines and Fashion”: “Fusha e tenisit ka qenë gjithmonë një arenë në të cilën gratë kanë sfiduar dhe zgjeruar kufijtë që shoqëria i ka vënë përreth”.
Pra, pse mund të ketë pasur një hap prapa?
Ekspertët thonë se gjithçka është si një lloj “marke apo brendi” i vet Wimbledonit për tu dukur sa më bukur çdo pjesëmarrës e veshja të jetë disi si “mbretërore” e e rregullt.
Por megjithatë këtë lloj “regjimi” e sfiduan disa emra si Suzanne Lenglen e Eileen Bennett.
Suzane kishte veshur një fustan me qafë të ulët me mëngë të shkurtra dhe një fund të gjatë deri tek gjunjët.Ajo e fitoi lojën por jo edhe dashurinë e ekspertëve. Kjo pasi që veshja e saj i skandalizoi ata. Eilleen Bennett u paraqit në fushë me pantallona të shkurtër më 1934 , ishte femra e parë që e bëri këtë dhe thuhet se i shokoi të gjithë.
Në vitin 1949 Gertrude “Gussie” Moran veshi një fustan të dizajnerit Ted Tinling, i cili kishte punuar në turne nga fundi i vitit 1920. Duke ditur se turneu nuk lejonte ngjyrën e ndezur, Tinling shtoi një garniturë dentelle në veshjen e saj të poshtme që shkaktoi një skandal mediatik për organizatorët dhe u bë një pretendim për shkarkimin e tij.
Megjithëse, në kujtimet e tij Tinling aludon se para skandalit stili i tij i trullosi organizatorët.
Në vitin 1985, lojtarja amerikane Anne White ngriti përsëri zërat kritikues pasi veshi një “catsuit” të bardhë e i thanë të mos e vishte më. Pastaj në 2017 Venus Williamsit iu panë rripat e sytjenave me ngjyrë rozë të ndezur që ndërprenë lojën dhe i thanë të mos i vishte më.
Çfarë u bë me zhvillimin e ri për të lejuar nënshorte që s’janë të bardha?
Ekspertët po mendojnë se është në rregull duke thënë se nuk është edhe aq në rregull sepse bie ndesh me vet markën e “Wimbledon”.
Pra e bardha është ngjyra që e bën ngjarjen kaq të veçantë me gjithë kodin e veshjes. Kritikët po ndihen të tronditur që All England ka vendosur ti lejojë disa ngjyra veshjesh për gratë duke pyetur se cili rregull tjetër do të thyhet?
Autore: Vita Abrashi -Kajtazi