Deri një në 20 raste të reja të diabetit mund të lidhet me infeksionin COVID-19, sugjerojnë të dhënat.
Hulumtimi shton prova se pandemia mund të jetë duke kontribuar në një krizë të përshkallëzuar të shpejtë të diabetit, ku individët që e kanë përjetuar COVID-in më rëndë janë në rrezik më të madh.
Megjithatë, faktorët e stilit të jetesës si mbipesha ose obeziteti vazhdojnë të jenë nxitësi kryesor për rritjen, me 4.3 milionë raste të diagnostikuara zyrtarisht vetëm në Britani.
Megjithëse kërkimet e mëparshme kanë lënë të kuptohet se infeksioni Sars-CoV-2 mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të diabetit – ndoshta duke dëmtuar qelizat që prodhojnë insulinë në pankreas – këto studime ishin ose relativisht të vogla ose të kufizuara në grupe të veçanta individësh, raportoi Guardian.
Burrat dhe gratë e hospitalizuara me koronavirus duket se ishin në rrezik më të madh. Megjithatë, në mes të popullatës së përgjithshme, lidhja me koronavirusit dhe rrezikut për diabet ishte më e theksuar te burrat.
Por, duhen kërkime të tjera për të konfirmuar se virusi është shkaktari direkt i diabetit te njerëzit. Një tjetër mundësi është që më shumë raste po paraqiten si rezultat i analizave kur njerëzit me COVID shtriheshin në spital dhe aty edhe konfirmohej diagnoza me diabet.