Lifestyle

Pse largimi nga alkooli shton jetëgjatësinë – arsyet që duhet t’i dini

alkool

Konsumimi i vazhdueshëm i alkoolit nuk është fare i rekomandueshëm. Shkencëtarët që merren me këtë çështje kanë thënë se alkooli i bart me vete disa rreziqe për shëndetin.

Pirja e pijeve dehëse mund të shkaktojë sulm në zemër, kancer, probleme me memorien, çrregullime psikike dhe sociale, shkruan Qendra për Shëndetin Publik.

Sipas njohësve shëndetësorë, njerëzit që konsumojnë alkool deri në dehje, janë të rrezikuar nga sulmet në zemër, rënia e imunitetit, infektimi i gjakut dhe dëmtimi i veshkave.

Po ashtu, nëse alkooli konsumohet në masë të madhe, konsumuesi mund të rrezikohet nga kanceri në fyt, në gojë, gjoks dhe në mushkëri.

Sipas statistikave, njerëzit që dehen me alkool, shkaktojnë probleme në familje, rrahje dhe dhunë psikike te rrethi.

Heqja dorë nga alkooli e përmirëson shëndetin, rrit jetëgjatësinë dhe shpëton “xhepin” në aspektin ekonomik.