Lifestyle

Si të largoni lodhjen fizike dhe mendore – ushqimet dhe mënyrat natyrale

Lodhja mund të mos jetë një çështje mjekësore, megjithatë ajo ka ndikim në jetën tonë.

Ajo ndikon negativisht në punë, familje dhe marrëdhëniet shoqërore.

Shkaqet e lodhjes mund të jenë psikologjike dhe fizike.

Lodhja për shkaqe fizike zakonisht nxitet nga prania e sëmundjeve si anemia, diabeti apo tumoret.

Lodhja për shkaqe psikologjike nxitet nga stresi, mungesa e gjumit, ankthi, depresioni.

Për fat të mirë lodhja mund të largohet falë disa ndryshimeve në stilin e jetesës.

Këto janë disa nga kurat kundër lodhjes.

Qumështi i ngrohtë

Një gotë me qumësht të ngrohtë gjatë ditës mund t’i japë freski trupit dhe trurit.

Gotën me qumësht mund ta pini edhe në mbrëmje për një gjumë të qetë. Në të mund të shtoni edhe një majë luge me kanellë pluhur.

Kjo e fundit ndihmon edhe për të mbajtur nën kontroll tensionin e gjakut dhe për të çliruar stresin mendor.

Hurmat e Arabisë

Duke ngrënë tre ose katër hurma të Arabisë të shoqëruara me qumësht të ngrohtë, do t’i jepni trupit energjinë e munguar.

Hurmat e Arabisë janë shumë të mira për të plotësuar nevojat e trupit për disa ushqyes.

Për më tepër ato janë ideale për të larguar dhimbjen.

Aktiviteti fizik

Ecja dhe ushtrimet janë të rekomandueshme për të trajtuar dhe larguar lodhjen. Nëpërmjet aktivitetit fizik sado të vogël, ju mund të riktheni energjinë e munguar.

Të dhënat tregojnë se 60% e njerëzve ndihen më energjikë pas stërvitjes ose aktivitetit fizik.

Trajtime të tjera kundër lodhjes

Të dhënat tregojnë se duhet të keni parasysh edhe rekomandimet e mëposhtme.

Hani shëndetshëm

Studimet kanë treguar se acidet yndyrore Omega-3 përmirësojnë funksionet e trurit, humorin dhe janë thelbësorë kundër plogështisë së mesditës.

Energjia do ushqim

Nëse dëshironi të përmirësoni energjinë tuaj çdo ditë, zëvendësoni proteinat shtazore me ato bimore.

Proteinat bimore janë të dobishme për bakteret e mira në aparatin tretës dhe forcojnë imunitetin. Ato kanë aftësinë të përmirësojnë humorin.

Kjo është menyja e një dite ideale pa lodhje.

Mëngjesi

Një lëng me fruta mali.

Përzieni në mikser gjysmë gote me fruta mali, avokado dhe një gotë qumësht soje.

Ky lëng do t’ju plotësojë nevojën për fibër dhe proteina dhe do të mbajë nivelet e sheqerit në gjak të qëndrueshme deri në drekë.

Dreka rreth orës 12.00-13.00

Supë me thjerrëza dhe sallatë jeshile.

Thjerrëzat dhe sallata jeshile janë një kombinim fantastik që ofron proteina, fibër, hekur, kalium, zink, folat dhe shumë të tjera.

Pasditja

Fruta dhe arrorë. Kjo dyshe fantastike përbën ekuilibrin e duhur të karbohidrateve, proteinave dhe yndyrave që do ju japin fuqi deri pasdite.

Darka së paku 2 orë para gjumit

Perime. Kombinoni pak fasule, sallatën jeshile, domatet, avokadon në një pite të hollë misri.

Ky është një vakt i lehtë dhe ideal për darkën./AgroWeb