Gripi është sëmundje ngjitëse e shkaktuar nga virusi i familjes orthomyxoviridae. Ai është sëmundje sezonale dhe shkakton dëmtim në organet e frymëmarrjes.
Kur jemi të ftohur apo të infektuar nga gripi, ekspertët shëndetësorë i kanë dhënë disa këshilla se çka nuk duhet bërë gjatë kësaj periudhe, shkruan "kidshealth".
Mos u mbuloni me rroba të trasha - Kur jeni me grip, mos u mbuloni me rroba të trasha pasi mund t'ua shtojë lodhjen dhe zjarrminë. Mbulohuni me diçka të lehtë dhe qëndroni shtrirë.
Mos qëndroni pa ngrënë dhe pa pirë - Kur jeni me grip, është shumë e rëndësishme që të qëndroni të hidratuar mirë dhe të ushqeheni me produkte që përmbajnë vitaminë C. Qëndrimi pa ngrënë mund t'ua vështirësojë gjendjen, duke iu bërë të lëngoni gjatë nga gripi. Pra, ushqehuni me pemë e perime, pini lëngje dhe mos hani ushqime me shumë sheqer.
Mos lëvizni shumë - Kur jeni të ftohur, qëndroni shumicën e kohës të shtrirë, në mënyrë që ta tejkaloni më lehtë gripin.
Nëse lëvizni, temperatura ka gjasa t'iu rritet dhe do të keni marramendje. Në fund, konsiderojeni një vizitë te doktori, sidomos nëse temperatura trupore nuk po ulet.