Lifestyle

A është e sigurt të udhëtosh për në Turqi tani?

Tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën ka marrë jetën e më shumë se 12,000 njerëzve dhe dhjetëra mijëra kanë mbetur të lënduar.

Tërmeti me magnitudë 7.8, i cili goditi afër qytetit Gaziantep në Turqinë juglindore, afër kufirit me Sirinë, rreth orës 4.17 të mëngjesit, u pasua nga një numër pasgoditjesh.

Mijëra ndërtesa janë shembur si pasojë dhe të mbijetuarit janë ende duke u nxjerrë nga rrënojat. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se numri i viktimave mund të arrijë deri në 20,000.

Udhëtarët amerikanë janë këshilluar që të "shmangin udhëtimin në zonat e prekura nga tërmeti", ndërsa Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar (FCDO) po udhëzon qytetarët që "të shmangin zonat e afërta" të incidentit.

Megjithatë, shumë nga ata që do të vizitojnë Turqinë së shpejti kanë mbetur me pikëpyetje nëse është ende e sigurt të udhëtosh atje.

Ja çfarë dimë deri tani:

Rreth 10 provinca janë ndikuar nga tërmeti, i cili ishte një nga më të rëndët që ka goditur rajonin në më shumë se një shekull – Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Gaziantep, Hatay, Kahramanmaras, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur gjendje emergjence në provincat e prekura për tre muaj.

Linjat ajrore ende po operojnë brenda dhe jashtë Turqisë.

Megjithatë, Turkish Airlines ka anuluar qindra fluturime për ditët e fundit.

Aeroporti i Adanas është mbyllur deri në një lajmërim, kurse ai i Hatayt po ashtu është mbyllur sepse pista është dëmtuar.

Aeroporti i Stambollit po operon në kushte normale.

Gaziantepi është me lokacion relativisht larg nga qendrat kryesore turistike si Antalya dhe Stambolli, kështu që ata që drejtohen për këto destinacione nuk ka gjasa të ndikohen rëndë.

Megjithëse, gjasat për dridhje tërmetesh të mëpasshme mbeten shqetësim.