Që të keni shikim superior, shëndeti ndaj syve është elementar. Oftamologu do t’u caktojë numrin e dioptrisë suaj, në rast se keni nevojë për bartje të syzeve, por një test “shtëpiak” mund ta kryeni para se të vizitoni mjekun.
Uebsajti “Essilor” ka një platformë të thjeshtë për testimin e shikimit. Nëpërmjet disa hapave, mund të matni shikimin tuaj dhe të kuptoni nëse keni nevojë për vizitë mjekësore.
Hapi i parë: Mbani distancë 40 centimetra nga ekrani
Hapi i dytë: Nëse keni tashmë syze për dioptri të largët, mbajini ngjitur
Hapi i tretë: Me shuplakë, mbyllni syrin e majtë dhe ndiqni simbolin që shfaqet në ekran
Hapi i katërt: Selektoni shenjën për simbolin që iu shfaqet.
Përsëritni këtë veprim edhe me mbylljen e syrit të djathtë dhe në fund merrni rezultatin.