Lifestyle

Vitamina kryesore që e mban trurin të ri dhe të shëndetshëm

Duke qenë se rreziku i sëmundjeve neurologjike rritet me kalimin e moshës, një pyetje që shpesh njerëzit e bëjnë është: “Cila është vitamina më e mirë për të mbrojtur trurin e plakur?”

Secila prej mikrobiomave është si një gjurmë gishti, kështu që një plan ushqimi vërtet efektiv është i personalizuar për nevojat unike të një individi. Por grupi i vitaminave që duhet të ketë më shumë prioritet për ta mbajtur trurin të ri dhe të shëndetshëm, janë vitaminat B.

Depresioni, demenca dhe dëmtimi mendor shpesh shoqërohen me mungesë të vitaminave B, zbuloi një studim nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit Shtetëror në Wayne.

Mungesa e vitaminës B12 si shkaktar i problemeve me kujtesën është më e zakonshme sesa mendojmë, veçanërisht tek të moshuarit që jetojnë vetëm dhe nuk ushqehen siç duhet.

Ekzistojnë tetë vitamina të ndryshme B, secila me përfitimet e veta primare shëndetësore si:

Vitamina B1 ose tiamina, është thelbësore për funksionin bazë të qelizave dhe metabolizmin e lëndëve ushqyese për energji. Truri është një nga organet metabolike më aktive në trupin e njeriut, që do të thotë se ka nevojë për mbështetjen e tiaminës për t’i parandaluar mangësitë që mund të çojnë në probleme neurologjike.

Vitamina B2 ose riboflavina, vepron si një ndihmës i enzimave në qeliza që kryejnë reaksione të rëndësishme, si në trup dhe në tru. Gjithashtu ndihmon në rritjen e qelizave, prodhimin e energjisë dhe zbërthimin e yndyrave dhe materialeve të jashtme, si medikamentet.

Vitamina B3 ose niacina, punon me më shumë se 400 enzima për të prodhuar materiale si kolesteroli dhe yndyra aq sa janë të nevojshme brenda trupit. Niacina është gjithashtu një antioksidant, i cili ndihmon në reduktimin e inflamacionit të tepërt.

Vitamina B5 ose acidi pantotenik, është thelbësor për krijimin e një përbërje molekulare të quajtur koenzima A, e cila ndihmon enzimat e trupit të ndërtojnë dhe shpërbëjnë acidet yndyrore për energji. Ai gjithashtu ndihmon qelizat të gjenerojnë proteina mbartëse acil, duke ndihmuar në prodhimin e yndyrave të nevojshme. Truri është kryesisht yndyrë, kështu që acidi pantotenik është ndër vitaminat më të rëndësishme në mbështetjen e shëndetit të trurit.

Vitamina B6 ose piridoksina, është e dukshme për rolin e saj në parandalimin e sëmundjeve, sepse nivelet e duhura të kësaj vitamine lidhen me rrezikun më të ulët të një numri kanceresh. Përveç kësaj, piridoksina i ndihmon shumë reaksione kimike në trup që mbështesin e funksionin imunitar dhe shëndetin e trurit.

Vitamina B7 më së shumti e njohur si biotina, rregullon sinjalet e qelizave për komunikim të shpejtë dhe efikas në të gjithë trupin. Në tru, është thelbësore për sinjalizimin qelizor nëpërmjet neurotransmetuesve.

Vitamina B9 ose folati, është një suplement popullor dhe një vitaminë kyçe për mbështetjen e shëndetit të trurit dhe neurologjik, funksionin optimal të neurotransmetuesit dhe shëndetin e ekuilibruar psikologjik. Një përfitim tjetër është se ndihmon në nxitjen e detoksifikimit qelizor.

Vitamina B12 ose kobalamina, është një vitaminë thelbësore për formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe ADN-së, dhe për mbështetjen e zhvillimit dhe funksionit të sistemit nervor. B12 gjithashtu mbështet ndarjen e homocisteinës, një proteinë që mund të ndikojë negativisht në shëndetin kardiovaskular dhe të shkaktojë demenci.

Ushqimet më të pasura me vitamina B

Lajmi i mirë është se vitaminat B janë ndër më të lehtat për t’u përfshirë në dietën tuaj, sepse ushqimet shpesh i përmbajnë të gjitha vitaminat B kur konsumohen si ushqime të plota. Disa prej ushqimeve më të pasura me vitaminën B dhe të cilat mund t’i konsumoni çdo ditë janë, vezët, jogurti, perimet, salmoni, farat e lulediellit dhe spinaqi.