Lifestyle

Llojet e trupit dhe dietat e përshtatshme

Dieotologia Susie Burrell thotë se ndjekja e planit të përshtatshëm të dietës për formën tënde të trupit, mund të bëjë dallim të madh, kur bëhet fjalë për synimet për humbje të peshës, raporton “The Sun”.

Lloji i parë i trupit është i njohur si ektomorf, që i referohet një personi me gjymtyrë të gjata, me shumë pak yndyrë e muskuj, thotë Susie, që është me seli në Australi.

Ajo shpjegon se këta njerëz shpesh e kanë të vështirë të shtojnë peshë dhe muskuj.

Ekspertja shpjegon se për këtë grup të njerëzve, vakte të vogla të rregullta do të jenë më të mirat.

Këto vakte do të përfshijnë më tepër karbohidrate, si shembuj pastat dhe orizi, dhe një përqindje më e lartë e yndyrave të shëndetshme, që merren si shembuj me avokado.

Trajnerja personale dhe nutricistja Rachael Attard, thotë se ektomorfët, duhet të marrin pjesë në stërvitje të rezistencës rreth tri herë në javë.

“Meqenëse ektomorfët e kanë mjaft të vështirë të fitojnë muskuj dhe ata humbin shumë lehtë peshë, atëherë duhet fokusuar te ngritja e peshave, stërvitje me intervale me intensitet të lartë (HIIT) dhe stërvitje të tjera të rezistencës”, ka thënë Attard.

Ajo thotë se stërvitje kardio nuk janë të nevojshme, nëse nuk përpiqeni të humbni peshë.

Shembujt e vakteve për ektomorfët:

- Vezë dhe avokado

- Fruta dhe jogurt

- Oriz të kafenjtë dhe perime

- Misër

- Salmon dhe perime

Lloji i dytë i trupit është endomorf, që është trup me më tepër sasi të yndyrës dhe më e gjasë vendoset në pjesën e dytë të trupit, thotë Susie.

Njerëzit me këtë lloj të trupit zakonisht kanë telashe me peshë, shpesh duke u luhatur, thotë Susie.

Në shumicën e rasteve kjo nënkupton metabolizëm më të ngadalshëm, kështu që Susie rekomandon një dietë me sasi të reduktuara të karbohidrateve, në mënyrë që t’i mbani të kontrolluara nivelet e insulinës.

Këto lloje të trupave duhet të konsumojnë ushqime të tilla si jogurt grek me arra apo gjalpë kikiriku dhe banane.

Rachael thotë se endomorfët duhet të vrapojnë më shumë dhe gjithashtu duhet të ecin më fortë.

Ajo thotë se duhet të synoni për ecje force deri pesë herë në javë dhe të fokusoheni edhe në pesha më të lehta.

Shembujt e vakteve për endomorfët përfshijnë:

- Tërshërë të zbutur në lëng.

- Misër i holluar

- Gjalpë kikiriku dhe banane

- Patate të pjekura

- Jogurt grek me manaferra

- File salmon me oriz dhe lulelakër

Tipi i tretë i trupit është mezomorf. Këta njerëz që zakonisht janë atletik, të fortë dhe kanë një trup natyrshëm të dobët, tha Susie.

Për këtë lloj trupi, duhet të harni ushqime me arra dhe jogurt proteinik, thotë ajo.

Njerëzit me këtë lloj të trupit kanë një bel më të vogël ose një figurë më të vogël në krahasim me llojet e tjera të trupit, tha Susie.

Rachael shton se mezomorfët duhet t’i përmbahen një oprari të rregullt të ushtrimeve kardio dhe se peshat duhet të monitorohen.

“Nëse keni synim të humbni peshë, përmbajuni peshës trupore apo stërvitjeve me pesha të lehta (e përsëritje më të larta). Intensitet me kardio të lartë, si vrapimi në një sipërfaqe të sheshtë dhe me ritëm të qëndrueshëm, funksionon më së miri për humbjen e yndyrës. Për të sfiduar veten, bëni një nga ditët tuaja kardio me intensitet të lartë”, tha Rachael.

Shembujt e ushqimit për mezomorfët

- Omlet me perime

- Jogurt proteinik

- Peshk dhe perime të pjekura

- Snack me arra

- Burrito

Është e rëndësishme që nëse filloni një plan të ri të dietës, të konsultoheni me një profesionist shëndetësor përpara se ta bëni këtë.