Lifestyle

Multivitamina që e konsumoni mund të jetë arsyeja pse nuk mund të flini

 

Përafërsisht një e treta e të rriturve në Amerikë e konsumojnë të paktën një multivitaminë për çdo ditë, sipas një studimi të vitit 2018 nga revista “Nutrients”. Deri tani, ky është suplementi dietik më i popullarizuar.

E megjithatë, shumica e njerëzve nuk dinë shumë rreth mënyrës sesi çdo shumë përbërës ndikon në jetën e tyre të përditshme dhe në shëndetin e të gjithë trupit. Ndërsa përfitimet e multivitaminave janë të mëdha, ato gjithashtu mund të kenë një efekt të padëshirueshëm në gjumin tuaj (në varësi të kohës së ditës që i merrni dhe biologjisë individuale).