Lifestyle

Një dush i nxehtë djeg po aq kalori sa një ecje 30-minutëshe

 

Sipas një studimi nëse bëni një dush të nxehtë dhe relaksues mund të digjni kaloritë e padëshiruara. Madje përfitimet që merrni nga një dush i gjatë janë të krahasueshme me dobitë që keni nga një ecje 30-minutëshe. Dushi i nxehtë jo vetëm që ndihmon në djegien e kalorive, por dhe rregullon nivelin e sheqerit në gjak.

Një hulumtim i kryer në Universitetin Loughborough në Mbretërinë e Bashkuar, tregoi se burrat që bënë një banjo një-orëshe me ujë në 40 °C dogjën rreth 140 kalori. Studimi tregoi gjithashtu se banja e nxehtë uli nivelin e sheqerit në gjak. Rezultoi të ishte më efikase sesa ushtrimet, gjë që është veçanërisht e dobishme për njerëzit me diabet tip 2.