Lifestyle

Studimi: Foshnjat e lindura gjatë pandemisë i arrijnë më ngadalë shkallët e zhvillimit

Foto: Ilustrim

Foshnjat e lindura gjatë pandemisë, në kohën e izolimit, kanë arritur më pak shkallë të zhvillimit deri në moshën njëvjeçare, në krahasim me foshnjat e lindura para pandemisë – megjithëse kanë qenë më të shpejt në zvarritje, kanë sugjeruar të dhënat shkencore.

Rreth 600 mijë foshnje u lindën në Britani të Madhe, gjatë vitit 2020 – në kohën kur masat ndaj COVID-19 ishin në fuqi dhe maskat mbaheshin gjatë aktiviteteve të ndryshme. Që nga ajo kohë, prindërit dhe psikologët kanë përcjellë ndikimin e forcave të izolimit në zhvillimin social të bebeve.

“Izolimi në Irlandë, në veçanti, ishte i rreptë”, ka thënë Dr. Susan Byrne, neurologe e fëmijëve në “Royal College of Surgeons” në Irlandë. “Gjatë gjashtë muajve të parë, familjet (që u studiuan) ishin në kontakt vetëm me katër njerëz tjerë jashtë familjes, mesatarisht, dhe deri në kohën kur u bënë 12-muajsh, një në katër foshnje nuk e ka takuar ndonjë fëmijë të moshës së vet”.

Për të vënë re se si këto zhvillime kanë ndikuar në jetën e tyre, Byrne dhe kolegët e saj kanë marrë të dhëna nga 309 “fëmijë pandemikë” për të parë aftësitë e tyre të zvarritjes; kapjen e gjësendeve të vogla; shprehjen e ndonjë fjale kuptimplote; dhe shtatë shkallë të tjera zhvillimi; deri kur arritën në moshën 12-muajshe.

Foshnjat u lindën në periudhën mars-maj 2020.

Studimi, i publikuar në “Archives of Disease in Childhood”, ka sugjeruar se izolimi kishte efekt të vogël, por të vërejtshim në aftësitë e fëmijëve në të folur dhe komunikim. Në krahasim me foshnjat e lindura para pandemisë, foshnjat e lindura gjatë pandemisë kishin më pak të ngjarë të shqiptonin një fjalë kuptimplote (89% vs. 77%), të bërit gisht drejt njerëzve ose objekteve (93% vs. 84%), ose të jesh në gjendje të bësh me duar përshëndetjen (94.5% vs. 88%).

Gjithsesi, më të shpejt ishin në zvarritje (91% vs. 97.5%) – ndoshta sepse shpenzuan më shumë kohë në tokë sesa të lidhur në makina apo karrige të ndryshme.

“Është interesante sepse shumë nga këta fëmijë ishin nëpër shtëpi dhe nuk shihnin njerëz që po largoheshin, duke nënkuptuar se s’kanë pasur kujt t’i thonë ‘tungjatjeta’. Foshnjat po ashtu bëjnë me gisht kur shohin gjëra të reja që i duan, por nëse nuk dalin jashtë, ata s’kanë njohuri për gjithçka që ekziston”, ka thënë Byrne.

Ajo ka thënë se dallimet janë të vogla, por mjaftueshëm që prindërit të mos shqetësohen dhe të nisin punën me bisedë të rregullt me këto foshnje.