Lifestyle

Rritet kërkesa për kultura organike

“I tregova babit tim se doja të bëhesha fermer organik, e ai qeshi me të madhe”, ka thënë Naylor, duke vënë në dukje se vetëm në vitin 2014 mund ta realizonte ëndrrën e tij dhe ta fillonte kalimin nga kulturat standarde në ato organike. Mirëpo gjatë dekadave ndodhi diçka e papritur – kërkesa për kultura organike filloi të rritej aq shpejt, saqë nisi ta tejkalonte ofertën e prodhuar në SHBA

(AP) - Në vitet 1970, kur George Naylor tha se dëshironte të kultivonte kultura organike, ideja nuk i shkoi edhe aq mirë.

Në atë kohë, kulturat organike ishin një gjë e çuditshme, destinuar për dyqanet e ushqimit të shëndetshëm ose ndoshta disa tregje fermerësh.

“I tregova babit tim se doja të bëhesha fermer organik e ai qeshi me të madhe”, ka thënë Naylor, duke vënë në dukje se vetëm në vitin 2014 mund ta realizonte ëndrrën e tij dhe ta fillonte kalimin nga kulturat standarde në ato organike.

Mirëpo gjatë dekadave ndodhi diçka e papritur – kërkesa për kultura organike filloi të rritej aq shpejt, saqë nisi ta tejkalonte ofertën e prodhuar në SHBA.

Tani është shfaqur sfida e re: nuk është ajo që i detyron konsumatorët të paguajnë çmime të larta, mirëpo t’i bindë mjaft fermerë që ta kapërcejnë ngurrimin e tyre organik dhe të fillojnë të përfitojnë nga të ardhurat.

Në vend që të rritet për të përmbushur kërkesën, numri i fermerëve që konvertohen në organikë në fakt po bie. Muajin e kaluar, Departamenti amerikan i Bujqësisë ka zotuar deri në 300 milionë dollarë për të rekrutuar dhe ndihmuar më shumë fermerë të bëjnë ndryshimin.

“Moment historik”

“Është diçka shumë e mirë”, ka theksuar Chris Schreiner, drejtor ekzekutiv i organizatës organike certifikuese “Oregon Tilth”, duke iu referuar ndihmës së Qeverisë. “Është moment historik në harkun e kësaj pune”.

Schreiner, i cili ka punuar në organizatën me bazë në Oregon që nga viti 1998, ka bërë të ditur se zgjerimi i trajnimit teknik është i rëndësishëm duke pasur parasysh dallimet e mëdha në tokën bujqësore në mënyrë konvencionale dhe organike. Schreiner vuri në dukje se një fermer i tha atij se konvertimi i një fermeri konvencional ishte njësoj si të kërkoje “një mjek këmbësh të bëhej kirurg i zemrës”.

Dallimi kryesor është përdorimi i plehrave dhe i pesticideve sintetike, si dhe i farave të modifikuara gjenetikisht. Shumica e fermave konvencionalë mbështeten në ato praktika, por ato janë të ndaluara në fermat organike. Në vend të kësaj, fermerët organikë duhet të kontrollojnë barërat e këqija dhe dëmtuesit me teknika të tilla si rrotullimi i kulturave të ndryshme dhe mbjellja e kulturave mbuluese që shtrydhin barërat e këqija dhe shtojnë lëndë ushqyese në tokë.

Të lashtat mund të konsiderohen organike vetëm nëse rriten në tokë që nuk është trajtuar me substanca sintetike për tri vjet. Gjatë asaj periudhe, fermerët mund të kultivojnë kultura, por ata nuk do të marrin çmimin shtesë që shoqëron kulturat organike.

Sipas USDA-së, numri i fermave konvencionale që sapo kalojnë në prodhimin organik ka rënë me rreth 70% nga viti 2008 në 2019. Kultura organike përbën rreth 6% të shitjeve të përgjithshme të ushqimit, por vetëm 1% e tokës bujqësore të vendit është në prodhim organik, me të huaj prodhuesit që përbëjnë hendekun.

Image

Ndryshim i madh

Në SHBA, “ka kaq shumë pengesa që fermerët ta bëjnë atë hap drejt organikës”, ka theksuar Megan DeBates, nënkryetare e çështjeve qeveritare për Shoqatën e Tregtisë Organike.

Teksa fermerët duken në mëdyshje, konsumatorët amerikanë nuk janë të tillë. Sipas Shoqatës së Tregtisë Organike, shitjet vjetore të produkteve organike janë dyfishuar afërsisht në dekadën e fundit dhe tani arrijnë në 63 miliardë dollarë. Shitjet parashikohen të rriten deri në 5.5% këtë vit.

Kjo rritje është e qartë për këdo që shtyn një karrocë në një supermarket të zakonshëm, duke kaluar kosha me mollë dhe banane organike, nëpër seksione të qumështit dhe vezëve dhe përgjatë rafteve të mbushura me mish viçi dhe pulë organike.

Përpjekja e re e USDA-së do të përfshijë 100 milionë dollarë për t’i ndihmuar fermerët të mësojnë teknika të reja për rritjen e kulturave organike; 75 milionë dollarë për fermerët që plotësojnë standardet e reja të praktikës së ruajtjes; 25 milionë dollarë për të zgjeruar opsionet e sigurimit të të korrave dhe për të ulur kostot; dhe 100 milionë dollarë për të ndihmuar zinxhirët e furnizimit organik dhe zhvillimin e tregjeve për lëndët organike.

Nick Andrews, agjent zgjerimi i Universitetit Shtetëror të Oregonit, i cili punon me fermerët organikë, e quajti përpjekjen e USDA një “ndryshues të lojës”. Ajo duhet të jetë veçanërisht tërheqëse për fermerët me parcela të vogla toke, sepse vlera e shtuar e kulturave organike bën të mundur që të fitohen para të konsiderueshme edhe nga fermat 25 deri në 100 hektarë - shumë më të vogla se operacionet tregtare që ofrojnë shumicën e prodhimet e vendit.

“Kam parë fermerë organikë që mbajnë familje në biznes, të cilat përndryshe do të dilnin jashtë biznesit”, ka bërë të ditur Andrews.

Sfidat e mëdha

Noah Wendt, i cili në vitet e fundit ka kaluar 1500 hektarë tokë në Iowan qendrore në organike, vuri në dukje se ndryshimi ka qenë ndonjëherë “i vështirë” për të dhe partnerin e tij bujqësor, Caleb Akin.

Por ai dhe Akin së fundmi kanë blerë ashensor drithi në lindje të Des Moinesit për ta përdorur vetëm për kulturat organike, lloji i projektit që programi USDA mund të ndihmojë. Ata shpresojnë se ashensori jo vetëm që do të jetë një vend i afërt për të ruajtur drithërat, por do të ofrojë një dyqan me një ndalesë për të mësuar rreth rritjes dhe marketingut të kulturave organike.

Ta shohësh të gjithë aktivitetin organik është kënaqësi për George dhe Patti Naylor, të cilët kultivojnë kultura pranë komunitetit të vogël qendror të Iowas në Churdan. Por ata thonë se ende vlerësojnë më së shumti përfitimet e thjeshta të zgjedhjes së tyre, të tilla si mbrëmjet e kaluara duke parë qindra flutura të rralla që dynden në fermën e tyre pa herbicide.

Siç u shpreh edhe Patti Naylor: “Të ndihmon shumë besimi për atë që do të bësh”.

Përktheu: Blerta Haxhiu