Lifestyle

Studimi i ri: Njerëzit me këtë grup gjaku kanë më shumë rrezik për sulm

 

Tipi i gjakut mund të thotë për shëndetin më shumë se që është menduar. Një studim i ri, i publikuar nga gazeta “Neurology” nxjerr në pah tipat e gjakut që kanë më shumë rrezik për sulm para moshës 60-vjeçare. Hulumtuesit e Universitetit të Marylandit kanë thënë në një njoftim për media se ky zbulim mund të çojë në rrugë të reja potenciale për të parandaluar sulmet.

Shkencëtarët kanë kryer një meta-analizë të 48 studimeve në gjenetikë dhe sulmet ishemike. Të gjitha 48 studimet kanë përfshirë 17 mijë pacientë që pësuan sulm dhe rreth 600 mijë njerëz që s’kanë përjetuar kurrë sulm. Shkencëtarët kanë shikuar të dhënat gjenetike të të gjithëve dhe kanë gjetur lidhje të sulmit para moshës 60-vjeçare dhe gjenit që përcakton nëse tipi i gjakut është A, AB, B ose 0.