Vështrimi në telefon po ju shkakton jo vetëm lodhje të syve, por edhe rrudha.
Dermatologët qysh moti e kanë kuptuar se rrezet ultraviolet nga dielli e dëmtojnë dukjen dhe në përgjithësi shëndetin e lëkurës – por efektet e dëmshme nga drita blu e lëshuar nga ekranet LED, si telefonat e mençur, televizorët, kompjuterët dhe të tjerat, ende janë duke dalë në pah.
Një studim i ri ka gjetur se qoftë jashtë në diell apo brenda para një ekrani, drita po na plakë – dhe dëmi është shumë më i keq se që mendohej më parë, shkroi NYP të mërkurën.
Gjetjet thonë se “ekspozimi i gjatë ndaj dritës blu mund të ketë efekte të dëmshme të një shkalle të lartë në qelizat në trupin tonë, nga lëkura te neuronet”, tha shkencëtarja Jadwiga Giebultowicz.
Fatkeqësisht, studiuesit thonë se njerëzit në shoqëritë e avancuara janë të ekspozuar ndaj dritës blu përmes ndriçimit LED nga telefonat, kompjuterët, televizorët dhe ambientet e ndriçuara “gjatë kohës më së madhe sa janë zgjuar”.
Plakja ndodh në mënyrë të ndryshme, por në nivel qelizash, ne plakemi kur qelizat ndalojnë të riparohen ose të prodhojnë qeliza të reja të shëndetshme.
“Studimi ynë sugjeron që shmangia e ekspozimit të tepërt ndaj dritës blu mund të jetë strategji e mirë kundër plakjes”, tha Giebultowicz.