Lifestyle

Hani mollë me gjalpë kikiriku për ruajtjen e niveleve të glukozës

Nuk është sekret se kontrolli i niveleve të sheqerit në gjak është i rëndësishëm, veçanërisht për ata që janë prediabetikë ose që menaxhojnë një diagnozë të diabetit. Nivelet e paqëndrueshme të sheqerit në gjak me kalimin e kohës madje janë lidhur me sëmundjet e zemrës, humbjen e shikimit dhe sëmundjet e veshkave. Duke pasur parasysh se ushqimi ndikon drejtpërdrejt në sheqerin në gjak, zgjedhja e asaj që duhet ta hani mund të duket e frikshme.

Sidoqoftë, ekspertët shëndetësorë rekomandojnë të hani ushqime të lehta për nivele të qëndrueshme të sheqerit në gjak, veçanërisht ushqimet që kanë një ekuilibër të shëndetshëm të makronutrientëve, raporton portali “Eat This, Not That”.

Kombinimi më i mirë është një mollë me gjalpin tuaj të preferuar të arrave. Fruta siguron fibra dhe gjalpi i arrave siguron proteina dhe yndyra, kombinimi perfekt për t’i mbajtur të qëndrueshme nivelet e sheqerit në gjak.

Është e rëndësishme ta konsumoni sasinë e mjaftueshme të tre makronutrientëve kryesorë në dietën tuaj, karbohidratet, proteinat dhe yndyrat. Megjithatë, ngrënia e një sasie të lartë të karbohidrateve është ajo që shkakton rritjen e niveleve të sheqerit në gjak, tuaja sepse karbohidratet shndërrohen në sheqer gjatë tretjes dhe dërgohen në qarkullimin e gjakut. Ndërsa kontrollimi i sasisë së karbohidrateve të konsumuara ndihmon në menaxhimin e niveleve të sheqerit në gjak, marrja e mjaftueshme e proteinave dhe yndyrave mund të ndihmojë gjithashtu në mbajtjen e niveleve të glukozës të qëndrueshme.

Proteina ka një efekt minimal në nivelet e sheqerit në gjak. Ushqimet më të larta në proteina mund të duhen deri në katër orë për t’u tretur, që është një proces shumë më i ngadalshëm se karbohidratet. Yndyra (lloji i shëndetshëm, si ajo që mund ta gjeni tek gjalpi i arrave) gjithashtu ngadalëson tretjen, duke krijuar një rritje të vonuar të niveleve të glukozës.

Edhe pse teknikisht nuk është një makronutrient, fibra është një element i rëndësishëm i karbohidrateve, nga i cili mund të përfitojnë personat që kërkojnë t’i menaxhojnë nivelet e glukozës. Fibrat nuk mund të ndahen në molekula sheqeri, duke i bërë ushqimet me fibra të larta një nga zgjedhjet më të shëndetshme për menaxhimin e sheqerit në gjak.

Pavarësisht se a vendosni ta hani mollën me gjalpë të arrave apo kikirikut, ato janë ende një burim i fuqishëm proteinash dhe yndyrash që e plotësojnë frutën e pasur me fibra, dhe njëkohësisht ju ndihmon t’i mbani të qëndrueshme nivelet e sheqerit në gjak dhe të ndiheni të ngopur për orë të tëra.