Mëlçia është një organ thelbësor që rregullon kimikatet në gjak, prodhon biliare, metabolizon ushqimin, ruan glikogjenin, vitaminat dhe mineralet, dhe përpunon dhe nxjerr barnat. Këto janë vetëm disa nga funksionet kryesore të mëlçisë, dhe pa një mëlçi të shëndetshme, çdo numër i këtyre detyrave mund të rrezikohet. Krahasuar me organet e tjera, mëlçia ka një kapacitet të madh për ta rigjeneruar veten pas dëmtimit. Ndërsa ky është një fakt pozitiv, ju nuk duhet të mbështeteni në aftësitë unike rigjeneruese të mëlçisë në vend që të siguroheni që të kujdeseni për të që nga fillimi.
Shprehitë tuaja të të ngrënit dhe të pirit mund të ndikojnë në mënyrë drastike në funksionin e mëlçisë - si pozitivisht ashtu edhe negativisht - kështu që është e rëndësishme të bëni zgjedhje në interesin më të mirë të mëlçisë dhe trupit tuaj në tërësi, raporton portali “Eat This, Not That”.
Për ta mbajtur trupin në gjendje sa më të mirë, ju prezantojmë katër shprehitë më të këqija të ushqyerjes për mëlçinë tuaj.
Konsumimi i tepërt i sheqerit
Mund të mos jetë befasi që sheqeri i përpunuar i shtuar në ushqim dhe pije mund të çojë në rezultate negative shëndetësore. Sheqeri i shtuar e rrit presionin e gjakut, inflamacionin kronik, ndikon në shtimin e peshës, shkakton diabet dhe sëmundje të mëlçisë yndyrore. Që të gjitha lidhen me rritjen e rrezikut për sulm në zemër dhe goditje në tru. Por, shumica e njerëzve nuk e dinë se sheqeri i shtuar që e konsumojnë në baza ditore mund ta rrisë prodhimin e yndyrës në mëlçi, gjë që mund të çojë në sëmundje të mëlçisë yndyrore dhe diabetit të tipit 2. Jo të gjithë sheqernat krijohen në mënyrë të barabartë dhe është e rëndësishme të diferencohet sheqeri që gjendet natyrshëm në fruta dhe perime, i cili nuk e dëmton shëndetin e mëlçisë, nga sheqeri i shtuar i përdorur në shumë ushqime dhe pije të përpunuara.
Ngrënia e shumë ushqimeve të përpunuara
Kjo është një kategori e gjerë ushqimesh dhe pijesh dhe përfshin shumë artikuj të ambalazhuar, që mund të ruhen në raft, të ngrira dhe në frigorifer. Shumë nga këto pije dhe artikuj ushqimorë përmbajnë sheqer të shtuar, të cilat ne e dimë se mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e mëlçisë. Mishrat e përpunuar dhe ushqimet e tjera të zakonshme, si buka, pastat, drithërat dhe ëmbëlsirat, përmbajnë përbërës që mund ta dëmtojnë këtë organ gjithashtu.
Ngrënia e shpeshtë e ushqimeve të fërguara
Patatet e fërguara dhe patatinat janë ndër produktet më të konsumuara. Përmbajtja e yndyrës së këtyre ushqimeve e detyron mëlçinë të mbingarkohet. Ushqimet e fërguara shpesh përgatiten me burime yndyre me cilësi të ulët, si vaji i misrit, i cili kalon nëpër përpunim të gjerë dhe përmban sasi të larta të yndyrës omega-6, e cila mendohet se rrit inflamacionin në trup kur konsumohet në sasi shumë të larta. Këto ushqime po ashtu përmbajnë sasi të lartë të natriumit, një tjetër faktor rreziku për mosfunksionimin e mëlçisë, dhe shpesh shoqërohen me salca që përmbajnë sheqer të shtuar.
Anashkalimi i frutave dhe perimeve
Frutat dhe perimet përmbajnë kaq shumë lëndë ushqyese të vlefshme, si antioksidantë dhe fibra, që shpesh nuk gjenden të përqendruara në burime të tjera ushqimore. Plus, disa fruta dhe perime mund të përmbajnë komponime që e mbrojnë mëlçinë dhe madje mund ta përmirësojnë funksionin e saj të detoksifikimit.