Shumë njerëz kanë frikë të hanë karbohidrate për shkak të asaj që u është thënë këto vjetët e fundit. Dietat e ndryshme si ato Atkins dhe Keto, i kanë shtyrë njerëzit të besojnë se shmangia e karbohidrateve është e vetmja mënyrë për të humbur peshë ose për ta jetuar një jetë të shëndetshme. Por karbohidratet janë shumë të rëndësishme për shëndetin e njeriut dhe nëse nuk keni ndonjë problem të caktuar shëndetësor, atëherë duhet të konsumoni karbohidrate rregullisht, raporton portali “Eat This, Not That”. Sidoqoftë, është e rëndësishme të mbani mend se jo të gjitha karbohidratet krijohen të barabarta.
Patatet e ëmbla
Patatja e ëmbël është karbohidrat i shëndetshëm që mund t’iu sigurojë shumë përfitime shëndetësore, dhe konsiderohet një shtesë ushqyese në dietën tuaj të përditshme. Patatet e ëmbla po ashtu janë të pasura me fibra, një lëndë ushqyese që ju mban të kënaqur dhe ndihmon në shëndetin e duhur gastrointestinal. Ngjyra e tyre portokalli tregon se përmbajnë sasi të lartë të beta-karotenit, e cila është thelbësore për shëndetin e syve.
Tërshëra
Tërshëra është një nga karbohidratet më të shëndetshme që mund të konsumohet për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave. Tërshëra ka fibra të tretshme dhe të patretshme që dhe është vërtetuar se ka veti kundër diabetit dhe uljes së kolesterinës.
Kinoa
Njerëzit shpesh zgjedhin kionan si një alternativë ndaj orizit, i cili mund t’ju sigurojë shumë fibra të dobishme. Kinoa është një burim i karbohidrateve të shëndetshme për t’u konsumuar rregullisht. Jo vetëm që përmban fibra, por është gjithashtu një burim proteinash që ju ndihmojnë të qëndroni të ngopur dhe t’i përmbushni kërkesat tuaja ditore.
Mollët
Kjo frutë është një mënyrë e shkëlqyer për të siguruar porcionet ditore të karbohidrateve, dhe ëmbëlsia natyrale e mollëve gjithashtu shërben për drenimin e dëshirave për të konsumuar sheqer. Mollët janë gjithashtu të pasura me fibra të tretshme me përfitime prebiotike. Ushqimet me bazë bimore si, fasulet, bishtajoret, arrat dhe farat janë gjithashtu të pasura me këto fibra të tretshme.
Buka integrale
Ndërsa shumë njerëz kanë frikë të hanë bukë, nuk ka asnjë arsye për t’u frikësuar nga një bukë me drithëra ose grurë integral, sepse përmban shumë lëndë ushqyese të dobishme. Drithërat integrale përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që ju ndihmojnë të qëndroni të ngopur më gjatë.
Manaferrat
Shtimi i manaferrave në dietën e përditshme është një mënyrë e shijshme për t’u siguruar që po i merrni ushqyesit e duhur, që i nevojiten trupit në baza ditore. Manaferrat janë të shijshme, të pasura me fibra dhe të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë.
Perimet
Këto karbohidrate të shëndetshme janë thelbësore për shëndetin tuaj dhe duhet të konsumohen rregullisht. Perimet janë një burim i madh i vitaminave A dhe K, si dhe kaliumit. Ato gjithashtu përmbajnë sasi të ulët të kalorive, gjë që është një lajm i mirë nëse po mundoheni të humbni peshë.