Lifestyle

Omicroni nuk u ofron imunitet edhe atyre që janë të vaksinuar me tri doza

Foto: Shutterstock
 

Njerëzve që u prekën me COVID-19 gjatë valës së parë të pandemisë nuk u forcohet imuniteti nëse më pas preken me Omicron, thotë një studim i personave të vaksinuar me tre doza.

Ekspertët thonë se ndërsa tre doza të një vaksine anti-COVID ndihmojnë në mbrojtjen e individëve kundër gjendjeve të rënda shëndetësore nëse preken me Omicron, infeksionet e mëparshme mund të ndikojnë në përgjigjen e tyre imune, raportoi The Guardian.