Lifestyle

Hulumtimet për përmirësimin e vaksinave COVID-19

Me gjithë suksesin në parandalimin e sëmundjeve serioze dhe vdekjeve, ka presion në rritje për të zhvilluar vaksina më të mira për të shmangur infeksionet më të buta, e gjithashtu si opsione për t’i parandaluar variantet e frikshme

Vaksinimet kundër COVID-19 janë në një pikë kritike, pasi kompanitë po testojnë nëse qasjet e reja si injeksionet e kombinuara ose pikat e hundës mund të vazhdojnë me koronavirus mutant – edhe pse nuk është e qartë nëse nevojiten ndryshime.

Tashmë është një hamendje publike se kush duhet të marrë përforcuesin e dytë e kush mund të presë. Gjithashtu ka diskutime nëse pothuajse të gjithë mund të kenë nevojë për një dozë shtesë në vjeshtë.

“Jam goxha i shqetësuar për plogështinë pas vaksinës forcuese”, që po shkakton humbje të besimit në vaksinat të cilat ende ofrojnë mbrojtje shumë të fortë kundër rezultateve më të këqija të COVID-19, ka thënë dr. Beth Bell nga Universiteti i Uashingtonit, këshilltar i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA.

Me gjithë suksesin në parandalimin e sëmundjeve serioze dhe vdekjeve, ka presion në rritje për të zhvilluar vaksina më të mira për të shmangur infeksionet më të buta, e gjithashtu si opsione për t’i parandaluar variantet e frikshme.

“Kalojmë nëpër flakët e zjarrit thuajse çdo tre muaj”, kur një mutant tjetër shkakton teste të furishme për të përcaktuar nëse dozat vlejnë, ka bërë të ditur shefja e vaksinës “Pfizer”, Kathrin Jansen, në takimin e fundit të Akademisë së Shkencave të Nju-Jorkut.

Megjithatë, kërkimi i përmirësimeve për rundin e ardhshëm të vaksinimeve mund të duket luks për familjet amerikane që dëshirojnë t’i mbrojnë fëmijët e tyre më të vegjël – fëmijët nën 5 vjeç , të cilët nuk e kanë akoma të drejtën e vaksinimit. Dr. Jacqueline Miller e “Modernas” ka thënë për Associated Press se aplikimi i saj për t’ua dhënë dy vaksina me doza të ulëta fëmijëve më të vegjël do t’i dorëzohet Administratës së Ushqimit dhe Barnave “shumë shpejt”. “Pfizer” nuk ka raportuar ende të dhëna për një dozë të tretë të vaksinës së saj për vogëlushët, pasi dy të mëparshmet nuk u treguan dhe aq efektive.

Së shpejti me doza të kombinuara

Vaksinat origjinale për COVID-19 mbeten fuqimisht mbrojtëse ndaj sëmundjeve të rënda, shtrimit në spital dhe vdekjes, veçanërisht pas një doze përforcuese, madje edhe kundër varianteve shumë më ngjitëse.

Përditësimi i recetës së vaksinës që të përputhet me variantet e fundit është i rrezikshëm, sepse ndonjë mutant tjetër mund të jetë krejtësisht i palidhur. Pra, kompanitë po marrin sinjale nga vaksina e gripit, e cila ofron mbrojtje kundër tri ose katër llojeve të ndryshme në një injeksion çdo vit.

“Moderna” dhe “Pfizer” po testojnë mbrojtjen 2-në-1 për COVID-19 që shpresojnë ta ofrojnë këtë vjeshtë. Çdo goditje “bivalente” do ta përziente vaksinën origjinale tashmë në përdorim, me një tjetër version që synon edhe Omicronin.

“Moderna” mendon se kjo qasje mund të funksionojë. Ajo testoi vaksinën e kombinuar që synonte versionin origjinal të virusit me variantin e mëparshëm të quajtur beta - dhe zbuloi se marrësit e vaksinave zhvilluan nivele modeste të antitrupave të aftë për të luftuar jo vetëm beta, por edhe mutantët më të rinj si Omicron. “Moderna” tani po teston kandidatin e saj bivalent që synon Omicronin.

Ama, ka një afat të afërt. Doran Fink i FDA-së ka theksuar se nëse do të jepet ndonjë vaksinë e përditësuar në vjeshtë, agjencia duhet të vendosë për ndryshim të recetës deri në fillim të verës.

Mos prisni vaksina përforcuese brenda muajsh

Për një person mesatar, dy doza të vaksinës “Pfizer” ose “Moderna” plus përforcuesi – gjithsej tri injeksione – janë tamam dhe mund të jenë gati vetëm për atë që do të bëhet përforcues vjetor, vuri në pah dr. David Kimberlin, këshilltar i CDC-së nga Universiteti i Alabamës në Birmingham.

Pas përforcuesit të parë, të dhënat e CDC-së sugjerojnë se doza shtesë u sjell shumicës së njerëzve dobi.

Çfarë të spikatet për tri vaksinat? Vaksinimi shkakton zhvillimin e antitrupave që mund të shmangin infeksionin me koronavirus, mirëpo natyrshëm me kalimin e kohës zbehen. Rruga tjetër e mbrojtjes: Qelizat e kujtesës që hidhen në veprim për të krijuar luftëtarë të rinj në rast se ndonjë infeksion hyn fshehurazi. Studiuesit e Universitetit Rockefeller kanë zbuluar se këto qeliza të kujtesës bëhen më të fuqishme dhe të afta dhe synojnë versione nga më të ndryshmet të virusit pas dozës së tretë.

Edhe nëse dikush që është vaksinuar merr infeksion të lehtë, falë këtyre qelizave të kujtesës, “ka mjaftueshëm kohë për t’u mbrojtur kundër sëmundjeve të rënda”, ka thënë Paul Offit i Spitalit të Fëmijëve të Filadelfias.

Megjithëkëtë, disa njerëz – ata me sistem të dobët imunitar – kanë nevojë për më shumë doza, paraprakisht për shanse më të mira për mbrojtje.

Amerikanëve 50 vjeç e lart po u ofrohet përforcuesi i dytë, pas vendimeve të ngjashme nga Izraeli dhe vende të tjera që ofrojnë injeksion shtesë për t’u dhënë të moshuarve pak më shumë mbrojtje.

CDC-ja po jep këshilla për t’i ndihmuar ata që kualifikohen të vendosin nëse do të marrin vaksinë shtesë tani ose të presin. Ndër ata që mund të duan përforcues të dytë më shpejt janë të moshuarit, njerëzit me probleme shëndetësore që i bëjnë ata veçanërisht të prekshëm, ose që janë në rrezik të lartë të ekspozimit nga puna ose udhëtimi.

A mund të bllokojnë infeksionin vaksinat nazale?

Është e vështirë që vaksina në krah të formojë shumë antitrupa kundër viruseve brenda hundës, ku zakonisht kapet koronavirusi. Mirëpo, një vaksinë nazale mund të ofrojë strategji të re për t’i parandaluar infeksionet që shkaktojnë dëme në jetën e përditshme të njerëzve, ani pse ato mund të jenë të lehta.

“Kur mendoj se çfarë do të më bënte ta merrja përforcuesin e dytë, është parandalimi i infeksionit”, ka theksuar dr. Grace Lee nga Universiteti Stanford, i cili kryeson komitetin këshillues të imunizimit të CDC-së. “Mendoj se duhet të përmirësohemi”.

Vaksinat nazale janë të vështira për t’u zhvilluar dhe nuk është e qartë se sa shpejt mund të bëhen të disponueshme. Mirëpo disa janë në prova klinike globalisht. Një testim në fazën e fundit, i prodhuar nga Bharat Biotech i Indisë, përdor një virus të ftohjes së shimpanzeve për të dhënë kopje të padëmshme të proteinës kryesore të koronavirusit në mukozën e hundës.

“Sigurisht nuk dua ta braktis suksesin që kemi pasur” me vaksinat e COVID-19, është shprehur dr. Michael Diamond i Universitetit të Uashingtonit në St. Louis, i cili ndihmoi në krijimin e kandidatit që tani është i licencuar në Bharat.

Por, “do të kemi një kohë të vështirë për të ndaluar transmetimin me vaksinat aktuale sistemike”, ka shtuar Diamond. “Tashmë të gjithë e dimë këtë”.