Lifestyle

Mësymja e 6 janarit sfidon edhe mësimdhënësit para nxënësve

Mësuesit e shqetësuar kanë kontaktuar Federatën Amerikane të Mësuesve, e cila muajin e kaluar ka paditur New Hampshire për kufizimet e reja në diskutimin e racizmit sistemik dhe temave të tjera
 

“Besoj fuqishëm që kjo duhet të flitet”, ka theksuar Voldman, i cili jep lëndën e historisë në shkollën e mesme Natick, 15 milje në perëndim të Bostonit. Si nip i një të mbijetuari të Holokaustit, ai ka thënë “është e drejtë të bëjmë paralele midis asaj që ndodhi më 6 janar dhe rritjes së fashizmit”

Ajo që studentët po mësojnë për kryengritjen në Kapitolin e SHBA-së më 6 janar mund të varet nga vendi ku ata jetojnë.

Në një periferi të Bostonit, në Masaçusets, mësuesi i historisë Justin Voldman ka thënë se studentët e tij do të kalojnë ditën duke mbajtur shënime rreth asaj çka ka ndodhur dhe të bisedojnë rreth brishtësisë së demokracisë.