A e dinit se çaji ka komponime që mund të nxisin metabolizmin tonë? Kafeina dhe antioksidantët në çaj mendohet se luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen e metabolizmit dhe kontribuojnë në humbjen e yndyrës me kalimin e kohës.
Përveç humbjes së peshës, çaji ka një sërë përfitimesh shëndetësore nga ulja e presionit të gjakut, ndihma në riparimin e qelizave të dëmtuara dhe zvogëlimi i rrezikut të sëmundjeve të zemrës.
Jo të gjitha çajet kanë efekte të njëjta. Në varësi të qëllimeve tuaja, mund të dëshironi ta zgjidhni një çaj bimor ose ndonjë lloj që përmban kafeinë.
Çaji me kafeinë mund të ndahet në disa kategori: jeshil, i zi, i bardhë dhe jasemini. Sipas hulumtimeve të shumta nga këto varietete, çaji jeshil është vlerësuar si më efektivi në humbjen e yndyrës.
Kafeina në çajin e zi është vërtetuar se e rrit shkallën metabolike dhe mund ta shtypë oreksin kur krahasohet me opsionet e ngjashme të pijeve me kafeinë, dhe kështu duke kontribuar në humbjen e yndyrës me kalimin e kohës. Por kini kujdes, nuk rekomandojeni që të përdorni çaj të zi për të penguar qëllimisht oreksin tuaj. Mendojeni këtë efekt anësor si një përfitim shtesë dhe jo si qëllimin e vetëm të pirjes së çajit me kafeinë.
Çaji më i mirë për humbjen e yndyrës
Nëse do t’ju duhej ta zgjidhnit një çaj të veçantë për ta konsumuar dhe i cili mund të ndihmojë në uljen e yndyrës në trupin tuaj, çaji i gjelbër besohet se është zgjidhja e përkryer.
Ky qaj është i pasur me përbërësin EGCG, një antioksidant që është studiuar kryesisht për rolin e tij në nxitjen e metabolizmit. Një studim zbuloi se katër filxhanë çaj jeshil ndikojnë dukshëm në peshë dhe përmirësojnë nivelet e presionit të gjakut tek njerëzit me diabet.
Zgjedhja e ushqimeve dhe pijeve që janë të pasura me antioksidantë mund të jetë e mrekullueshme për shëndetin tuaj, dhe mund të ketë përfitime shtesë për një BMI më të ulët me kalimin e kohës.
Çajet bimorë janë të ulët në kalori dhe mund të shërbejnë si një zëvendësim i kënaqshëm për konsumim gjatë natës. Nëse e gjeni veten që keni nevojë për diçka të ëmbël dhe qetësuese gjatë natës, një çaj bimor mund të jetë i përshtatshëm për ju.
Disa nga lloje të preferuara të çajit për t’u konsumuar gjatë natë janë: kamomili, çaji qetësues i mentës dhe çaji me xhenxhefil dhe limon. Çajet bimorë janë pa kafeinë dhe nuk ju mbajnë zgjuar natën!
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.