Lifestyle

Coca-Cola HBC angazhohet për emetime zero deri në vitin 2040

 

Coca-Cola HBC (CCH) njoftoi sot një angazhim për të arritur emetime zero në të gjithë zinxhirin e saj deri në vitin 2040.

Përmes një synimi ekzistues, të miratuar e të bazuar në shkencë, deri në vitin 2030 kompania do të zvogëlojë emetimet në fushat 1,2 dhe 3 me 25%, me një ulje të mëtejshme 50% në dekadën në vijim. Për të adresuar 90% të emetimeve në fushën 3 që rezultojnë nga veprimet e palëve të treta, Coca Cola HBC do të zgjerojë qasjen e saj ekzistuese të partneritetit me furnizuesit. Kudo që emetimet nuk mund të eliminohen plotësisht, biznesi do t'i zbusë ato duke investuar në masa të tjera të mbrojtjes së klimës.