Lifestyle

Kokteji i “AstraZenecas” me antitrupa, i suksesshëm në trajtimin e COVID-19

 

Ilaçi, i cili është një koktej i dy antitrupave të quajtur AZD7442, ka zvogëluar rrezikun për COVID-19 të rëndë ose për vdekje deri në një shkallë prej 50 për qind mes pacientëve që nuk ishin shtruar në spital, por të cilët kishin simptoma për më pak se shtatë ditë, duke e përmbushur qëllimin kryesor të studimit

Një ilaç eksperimental për COVID-19 i kompanisë farmaceutike “AstraZeneca” ka ndihmuar në uljen e rrezikut për të shfaqur simptoma të rënda apo vdekjen prej sëmundjes, ka treguar të hënën një studim i fazës së vonshme i prodhuesit britanik, në atë që i shton përpjekjet e saj për zhvillimin e ilaçeve kundër koronavirusit përtej vaksinave.

Ilaçi, i cili është një koktej i dy antitrupave të quajtur AZD7442, ka zvogëluar rrezikun për COVID-19 të rëndë ose për vdekje deri në një shkallë prej 50 për qind mes pacientëve që nuk ishin shtruar në spital, por të cilët kishin simptoma për më pak se shtatë ditë, duke e përmbushur qëllimin kryesor të studimit, ka raportuar agjencia Reuters.