Vjeshta është sezoni i mollëve të dashura dhe përveçse t’i shijoni të freskëta me to mund të përgatisni edhe një sërë recetash.
Në të gjithë morinë e varieteve të tyre dhe recetave që mund të përgatisni, ekspertët sugjerojnë të lini njërin lloj larg gatimeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkspertët e kuzhinës në fakt kanë një të preferuar dhe një më pak të preferuar për sa i përket mollëve.
Arsyet për këtë zgjedhje lidhen direkt me shijen përfundimtare të tyre pas gatimit.
Çfarë nuk duhet të zgjidhni kurrë?
Megjithëse mund t’ju tërheqin vëmendjen me ngjyrën dhe pamjen e bukur mollët e kuqe Red Delicious nuk duhet t’i përdorni në recetat tuaja.
Mollët e kuqe nuk këshillohen të përdoren në receta pasi ato humbasin shijen gjatë procesit të gatimit.
Megjithëse janë ndër më të bukurat e të shijshmet e mollëve, në receta ato e humbasin të gjithë këtë vlerë.
Në vend të tyre mund të përdorni mollët e athëta, jeshilet apo të verdhat të cilat përshtaten shumë më mirë me recetat e ëmbla.
Për të përgatitur një kek me mollë apo një tartë të shijshme zgjidhni mollë të verdha siç janë Golden Delicious të cilat janë ndër më të përhapurat në tregje.
Ato i japin shijen e duhur këtyre ëmbëlsirave pasi balancojnë të ëmblën dhe të thartën duke mos ju velur./AgroWeb