Lifestyle

‘Kontrollimi i ëndrrës’, ndjesia që iu bën të kuptoni se jeni duke ëndërruar

 

A keni qenë ndonjëherë të zhytur në ëndërr dhe papritmas e keni kuptuar që jeni brenda saj? Dhe pos kësaj keni arritur ta "kontrolloni" ata dhe "rrjedhën" e saj? Nëse përgjigjja është po, atëherë keni përjetuar një proces që nuk është shumë i zakontë gjatë gjumit.

Kontrollimi i ëndrrës, ndryshe i njohur si “lucid dream”, është proces që nuk ndodhë shpesh, por që ëndërruesit apo personit që në këtë rast është në gjumë dhe po ëndërron, i jep ndjesi të mirë. Kjo për faktin se ëndrrat janë shumicën e kohës të pakontrollueshme dhe se ndodhin pa vullnetin tonë, shkruan medicalnews.