Peshkimi me dinamit dhe ndotja, por mbi të gjitha ngrohja globale, shkatërroi 14 për qind të shkëmbinjve nënujorë koralorë në mbarë botën nga 2009 deri më 2018, sipas një studimi, më i madhi i kryer ndonjëherë mbi koralet.
”Më të prekurit ishin koralet nga Azia Jugore dhe Paqësori, ato rreth Gadishullit Arabik dhe jashtë brigjeve të Australisë”, raportoi Rrjeti Global i Monitorimit të Relievit të Koraleve, ku bëjnë pjesë më shumë se 300 shkencëtarë.
Sipas këtij rrjeti, ndryshimi i klimës është kërcënimi më i madh për shkëmbinjtë nënujorë koralorë në botë
Oqeanet thithin më shumë se 90 për qind të nxehtësisë së tepërt të shkaktuar nga emetimet e gazrave serrë, duke mbrojtur sipërfaqet e tokës, por në të njëjtën kohë duke rritur temperaturat e ujit dhe duke shtyrë kështu shumë specie koralesh përtej kufijve të tyre.
Shkëmbinjtë nënujorë koralë mbulojnë vetëm një pjesë të vogël të dyshemesë së oqeanit, 0,2%, por janë shtëpi për të paktën një të katërtën e të gjitha kafshëve dhe bimëve detare. \ata