Lifestyle

Dhjetë ushqimet që përmirësojnë humorin

Foto: Ilustrim
 

Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë, është një thënie e vjetër që prej kohësh edhe shkenca ka treguar se është e vërtetë. Dieta e duhur, veçanërisht ajo mesdhetare, mund të ndihmojë mendjen që të mendojë pozitivisht, përkundër të ashtuquajturit ushqim “junk” që duket i mirë për momentin, por në afat të gjatë mund të ndikojë negativisht në ekuilibrin psikofizik. Duke mbledhur disa të dhëna shkencore, ekspertët kanë zgjedhur 10 ushqime që, falë përbërjes së tyre, promovojnë një humor të mirë.

Banania. E pasur me vitamina B, kripëra minerale veçanërisht kalium, probiotikë dhe triptofan, banania jep shumë energji dhe ndihmon në lehtësimin e stresit, duke nxitur një ndjenjë të përgjithshme të mirëqenies.