Lifestyle

Rikuperimi nga problemi me gjumë merr më shumë kohë sesa mendoni

Foto: CNN
 

Jeni të rraskapitur nga një natë tjetër pa gjumë? Urime, ju jeni bashkuar me shumë njerëz në të gjithë globin që vuajnë nga mungesa e gjumit, një problem serioz që mund të ndikojë në shëndetin tuaj mendor dhe fizik.

Problemet e gjumit përbëjnë një "epidemi globale që kërcënon shëndetin dhe cilësinë e jetës për deri në 45% të popullsisë së botës", sipas statistikave të “Ditës Botërore të Gjumit”.