Lifestyle

Dieta me pak karbohidrate nuk i dëmton veshkat

 

Dietat me proteina të larta si dieta ‘Atkins’ janë përdorur nga shumë njerëz në mbarë botën për të ndihmuar në largimin e peshës së padëshiruar. Por ndërsa dietat e tilla mund të jenë efektive, ka pasur shqetësime se ndjekja e tyre për një periudhë të gjatë mund të shkaktojë dëmtim të veshkave në disa grupe të rrezikuara, siç janë njerëzit me diabet të tipit 2, pasi trupi mund të ketë probleme në eliminimin e vëllimeve të larta të mbeturinave dhe aminoacideve.

Sidoqoftë, hulumtimet e reja sugjerojnë se një dietë me pak karbohidrate dhe proteina të larta, në disa raste mund ta përmirësojë funksionin e veshkave.