Lifestyle

Pandemia rrit nivelin e vetmisë

 

Pandemia i ka bërë njerëzit më të vetmuar. Sipas një sondazhi në vitin 2016, 12% e qytetarëve të BE-së vuanin nga vetmia, ndërsa tani kjo përqindje është dyfishuar në 25%.

Distanca sociale ka prekur më shumë të rinjtë kryesisht të moshës 18-25 vjeç. Ata raportuan se janë ndjerë 4-fish më shumë të vetmuar në muajt e parë të pandemisë. Kjo është shkalla më e lartë e rritjes së vetmisë.