Për shumë kë asgjë nuk shijon më shumë në verë sesa një shalqi i ëmbël. Andaj, duhet të keni parasysh 4 “kritere” për të zgjedhur një shalqi të mirë.
Shenjat e shalqirit: Mbani mend se sa më shumë shenja të ketë sipërfaqja e shalqirit, aq më i ëmbël është.
Vajzë apo djalë: Ndoshta s’e keni ditur, por edhe shalqiri ka gjini. Mashkullorët janë më të gjatë, ndërsa femërorët më të rrumbullakët. Shalqinjtë mashkullorë kanë më shumë lëng, ndërsa ata femërorë janë më të ëmbël.
Madhësia: Shalqinjtë më të mirë kanë një madhësi mesatare. Mos i zgjidhni as shumë të mëdhenj dhe as shumë të vegjël. Madhësia ka rëndësi në këtë pjesë.
Bishti: Për një shije më të mirë zgjidhni shalqinjtë që kanë një bisht të tharë dhe ngjyrë kafe. \neps