Lifestyle

Vetmia shkurton jetën

depresioni

Studimi ka zbuluar se njerëzit në moshën 60-vjeçare që thonë se janë të vetmuar për një pjesë të jetës ose gjatë gjithë kohës kanë një jetëgjatësi 3 deri në 5 vjet më të shkurtër sesa bashkëmoshatarët e tyre. Për atë që ndihet i vetmuar dhe është në moshën 70-vjeçare, jetëgjatësia shkurtohet nga tre deri në katër vjet

Vetmia mund të ketë një efekt negativ mendor dhe fizik te çdokush. Mirëpo, ndikimi i vetmisë te të moshuarit është studiuar shumë. Studimet e mëparshme kanë zbuluar se vetmia jo vetëm që mund të çojë në probleme të shëndetit mendor, por mund të shkaktojë madje edhe shfaqjen e sëmundjeve të tilla si demenca.

Tani një studim i ri ka zbuluar se ndjesia e vetmisë gjatë pleqërisë mund t’ua shkurtojë jetën shumë njerëzve. Raporti nga Shkolla Mjekësore Duke-NUS në Singapor ka zbuluar se të rritur mbi moshën 60-vjeçare, të cilët thonë se ndonjëherë ose gjithmonë ndihen të vetmuar, vdesin deri 5 vjet më herët sesa të moshuarit që nuk ndihen të vetmuar.

“Zbuluam se të moshuarit e vetmuar mund të pritet që të kenë një jetë më të shkurtër sesa bashkëmoshatarët e tyre që nuk e perceptojnë veten si të vetmuar”, ka thënë autori i studimit, profesori Raul Malhotra.

“Përveçse ishte viti i lidhur me sëmundjen e koronavirusit, 2019-a ishte gjithashtu koha kur numri i të rriturve mbi 30 vjeç përbënte për herë të parë në historinë e regjistruar gjysmën e popullsisë totale globale, duke shënuar fillimin e një bote gjithnjë e më të plakur”, ka shtuar ai.

“Për pasojë, vetmia midis të moshuarve është bërë një çështje shqetësuese e shëndetit publik dhe shoqëror”, ka thënë profesoresha e asociuar Angelic Can, drejtore ekzekutive e qendrës Duke-NUS për kërkimin mbi plakjen.

Autorët e studimit kanë thënë se rezultatet e këtij studimi janë tamam në kohë për shkak të mesazheve të qëndrimit në shtëpi dhe distancës sociale që mbajnë shumë të moshuar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Studimi ka zbuluar se njerëzit në moshën 60-vjeçare që thonë se janë të vetmuar për një pjesë të jetës ose gjatë gjithë kohës kanë një jetëgjatësi prej 3 deri në 5 vjet më e shkurtër sesa bashkëmoshatarët e tyre. Për atë që ndihet i vetmuar dhe është në moshën 70-vjeçare, jetëgjatësia shkurtohet me tre deri në katër vjet.

Për ata në moshën 80-vjeçare vetmia e ul jetëgjatësinë me dy deri në tre vjet. Studimi ka zbuluar gjithashtu se të moshuarit që ndihen të vetmuar përjetojnë rënie në parametra të tjerë të gjendjes shëndetësore për pjesën e mbetur të jetës.

Këtu përfshihen edhe vitet e mbetura të jetës. Ata besojnë se do të jenë në gjendje t’i bëjnë aktivitetet e tyre të përditshme pa kufizime. Ashtu si jetëgjatësia e përgjithshme, të rriturit e moshës 60, 70 dhe 80-vjeçare panë rënien e këtyre parametrave kur e deklaruan veten të vetmuar të paktën në disa raste.

Por, a luan kultura rol te vetmia? Studiuesit thonë se gjetjet janë veçanërisht të rëndësishme në vende si Singapori, të cilin ata e përshkruajnë si lokalitet me kulturë “kolektiviste” dhe një popullsi që është plakur me shpejtësi. Meqenëse ndërlidhja midis njerëzve atje është më e rëndësishme sesa kudo tjetër, autorët e studimit thonë se të qenët i vetmuar atje ka një efekt më të dëmshëm sesa në vendet që janë më “individualiste”.

Për më tepër, një raport i vitit 2016 – Tranzicionet në Shëndetësi, Punësim, Angazhim Social dhe Transferime Ndërbrezore në Singapor (THE SIGNS) – zbuloi se 34 për qind të qytetarëve të vjetër të Singaporit e konsiderojnë veten të vetmuar. Kjo përqindje u rrit në 40 për qind midis atyre që ishin 80 vjeç apo më shumë.

“Gjetjet e studimit nxjerrin në pah ndikimin e vetmisë në shëndetin e popullatës dhe rëndësinë e identifikimit dhe menaxhimit të saj te të moshuarit”, ka thënë Malhotra. Në vitin 2018, Britania e Madhe nisi zbatimin e një strategjie kombëtare për trajtimin e vetmisë.

Ndërkohë, këtë vit, Japonia krijoi Ministrinë e Vetmisë, që do të merret veçanërisht me këtë problem.