Lifestyle

Shurupi i shtogut apo “ari i lëngshëm”

 

Shtogu është përdorur në të mirë të njeriut mijëra vite më parë. Në Mesjetë, shtogu konsiderohej si Pema e Shenjtë sepse përmirësonte shëndetin e njeriut dhe i falte atij jetë më të gjatë.

Recetat mjekësore që përfshijnë shtogun janë zbuluar që në kohët e Egjiptit të lashtë, por shumë historianë kanë rënë në gjurmët e aftësive shëruese të shtogut që në kohën e Hipokratit, Babait të Mjekësisë.