Lifestyle

Përzierja e vaksinave “AstraZeneca” dhe “Pfizer” funksionon ndaj COVID-19

Përzierja e dozave të vaksinave të COVID-19 nga “Pfizeri” dhe “AstraZeneca” krijon një përgjigje të fortë imunitare, bazuar në rezultatet e një hulumtimi të Universitetit të Oksfordit, një gjetje që mund të krijojë fleksibilitet për përdorim më ndryshe.

Marrja e vaksinës së “AstraZenecas” pas asaj të “Pfizerit”, dhe e kundërta, rezultoi në koncentrim më të lartë të antitrupave kundër COVID-19, kur u dhanë me katër javë njëra pas tjetrës, ka gjetur hulumtimi.

Doktorët dhe zyrtarët shëndetësorë të institucioneve botërore kanë analizuar disa rrugë për të përforcuar zinxhirin e vaksinimit – duke zgjatur periudhën në mes të dy dozave – pasi shtete të varfra po kanë vështirësi në furnizim. Mundësia për përzierje mund t’u ndihmojë atyre me furnizim të njërës vaksinë për t’i ndihmuar tjetrës.

Mënyra se si janë vaksinuar njerëzit ndikoi edhe në rezultate. “Astra” e ndjekur nga “Pfizeri” solli më shumë antitrupa sesa “Pfizeri” i ndjekur nga “Astra”.

Përzierja e dyjave megjithatë solli më shumë antitrupa se dy doza të “AstraZenecas”, ka gjetur studimi.

Rezultati më i mirë erdhi nga “Astra” e ndjekur nga “Pfizeri”. Rezultati më i mirë, megjithatë, erdhi nga dy doza të “Pfizerit”.

“Kjo dëshmon fleksibilitetin në përdorim të këtyre terminëve, kur rrethanat e kërkojnë”, ka thënë Matthew Snape, profesori i Oxfordit, që e udhëhoqi studimin. “Po u jep të gjithëve opsione”.

Studimi përfshiu 830 vullnetarë. Ata u testuan vetëm ndaj variantit origjinal të COVID-19.