Lifestyle

Pse arroret janë të mira për shëndetin, ani pse përmbajnë qindra kalori?

 

Pas viteve të trajtimit të pacientëve me sëmundje të lidhura me dietën, endokrinologu pediatrik Dr. Robert Lustig është ngopur me fiksimin tonë mbi kaloritë, që ndonjëherë na bën të favorizojmë ushqime të përpunuara me kalori të ulët më shumë se ushqimet e shëndetshme me kalori.

Në librin e tij të ri “Metabolical”, Lustig shqyrton sistemin e industrializuar të ushqimit dhe ndikimin e tij në shëndetin tonë të përgjithshëm. Ai rekomandon ndalimin e konsumimit të të gjitha ushqimeve të përpunuara, pasi atyre u janë hequr vlerat ushqyese dhe janë ngarkuar me aditivë të dëmshëm.