Lifestyle

3 bimët për shëndetin e zemrës, sipas nutricionistëve të certifikuar

Descriptive Text

Hudhra

Hudhra nuk është vetëm plot aromë dhe shije, por gjithashtu është e mbushur me përfitime të shëndetshme për zemrën. Hudhra përmban një gamë të gjerë mineralesh, duke përfshirë bakrin, hekurin, zinkun, magnezin, germaniumin dhe veçanërisht selenin. Përveç kësaj, kjo bimë përmban përbërje squfuri, vitamina A dhe C, fibra dhe aminoacide të ndryshme. Në tërësi, hudhra siguron më shumë se 100 kimikate të dobishme biologjikisht. Po pra, të gjitha këto përfitime shëndetësore, gjinden në një bimë të cilën tashmë e keni në kuzhinën tuaj.

Sipas ekspertëve shëndetësorë, thuhet se hudhra ndihmon edhe në parandalimin e mpiksjes së gjakut dhe lidhet me uljen e kolesterinës.

Speci i kuq

Një tjetër bimë me të cilën ne gatuajmë rregullisht, për shkak të shijes së mirë që e ka por edhe për përfitimet në shëndetin e zemrës, është speci i kuq i cili është i pasur me antioksidantë.

Speci i kuq është i mbushur me vitamina C, B, A dhe E dhe përmban kalcium, fosfor dhe hekur. E shquar si një nga burimet më të pasura të vitaminës E, kjo bimë ndihmon në mbajtjen e zemrës së shëndetshme dhe të fortë. Vitamina E është e lidhur drejtpërdrejt me uljen e rrezikut të sëmundjes së zemrës, dhe meqenëse speci i kuq është i pasur me këtë lëndë ushqyese, është një arsye kryesore pse është kaq i mirë për zemrën tuaj.

Murrizi

Murrizi është më pak i njohur se hudhra dhe speci i kuq, por është një bimë që rekomandohet tej mase ta shtoni në listën e produkteve të shëndetshme për zemrën. Në fakt, konsiderohet bima numër një për shëndetin e zemrës. Kjo bimë përmban antioksidantë të fuqishëm si në lule ashtu edhe në gjethe, dhe e ndihmon zemrën në shumë mënyra të ndryshme, kryesisht duke zvogëluar inflamacionin.

Sipas nutricionistëve, murrizi në kohë të lashta përdorej për trajtimin e sëmundjeve të zemrës dhe për forcimin e muskulit të zemrës. Për shkak të profilit të tij antioksidant, murrizi ndihmon në uljen e kolesterinës, dhe e pengon grumbullimin e pllakave, ul presionin e gjakut dhe zgjeron enët koronare, gjë që përmirëson rrjedhën e gjakut dhe rrit furnizimin e gjakut në zemër.

Një tjetër mënyrë e mirë për ta konsumuar murrizin është në formë të çajit.

Sigurisht, këto bimë të dobishme për shëndetin e zemrës janë vetëm një pjesë e ekuacionit, pasi është akoma e rëndësishme të hani ushqime të pasura me lëndë ushqyese dhe të lëvizni rregullisht gjatë ditës. Por kur të gjitha këto pjesë bashkohen, mbrojtja e zemrës suaj bëhet shumë më e lehtë dhe efektshme.