Lifestyle

Fauci: Ata që e kanë kaluar COVID-19 dhe janë vaksinuar, më të mbrojtur ndaj varianteve të reja

Foto: AP
 

Njerëzit të cilët e kanë kaluar COVID-19 dhe të cilët më pas edhe janë vaksinuar kundër këtij virusi, janë më të mbrojtur kundër varianteve të reja të tij, ka thënë të mërkurën, shefi i zyrës mjekësore të Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci.

Ai ka cituar një studim të publikuar në fund të muajit prill, i cili ka gjetur se pas një doze të vaksinës Pfizer – BioNTech, njerëzit e prekur paraprakisht nga koronavirusi, kanë përgjigje më të mirë imune kundër varianteve B.1.1.7 dhe B.1.351, variante këto të hetuara fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Afrikën Jugore, shkruan CNBC, transmeton Koha.net.