Lifestyle

Fëmijët mund të jenë në rrezik nga simptomat e COVID-it të gjatë

 

Shkencëtarët i kanë intervistuar prindërit e më shumë se 500 fëmijëve që ishin shtrirë në një spital të Moskës, pasi që ishin prekur nga sëmundja COVID-19 mes prillit dhe gushtit të vitit të kaluar. Ata kanë zbuluar se çereku i tyre kishte simptoma të vazhdueshme për më shumë se pesë muaj pas rikthimit në shtëpi dhe se simptomat më të zakonshme mes tyre ishin plogështia, çrregullimet me gjumin dhe problemet me shqisat e të nuhaturit dhe shijimit

Fëmijët, të cilët janë hospitalizuar shkaku i koronavirusit, mund të jenë në rrezik që të vuajnë nga plogështia e vazhdueshme dhe simptomat e tjera të asaj që njihet si COVID i gjatë, kanë bërë të ditur studiuesit që kanë ekzaminuar shëndetin e pacientëve, disa muaj pasi që ata kanë dalë nga spitali.

Shkencëtarët i kanë intervistuar prindërit e më shumë se 500 fëmijëve që ishin shtrirë në një spital të Moskës, pasi që ishin prekur nga sëmundja COVID-19 mes prillit dhe gushtit të vitit të kaluar. Ata kanë zbuluar se çereku i tyre kishte simptoma të vazhdueshme për më shumë se pesë muaj pas rikthimit në shtëpi dhe se simptomat më të zakonshme mes tyre ishin plogështia, çrregullimet me gjumin dhe problemet me shqisat e të nuhaturit dhe shijimit.