Lifestyle

Zgjidhja më e mirë për klimën

Ángeli është pjesë e një rrjeti njerëzish që po punojnë për të mos lejuar këto gaze që t’i shkaktojnë dëm planetit. Ekipet nga kompania “Tradewater” po punojnë në tërë botën, duke negociuar me qeveritë, kompanitë private dhe njerëzit për të gjetur mënyra për t’i gjetur, siguruar dhe shkatërruar gazet në mënyrë të sigurt

Në tërë botën, grupe njerëzish po mundohen t’i gjejnë dhe t’i shkatërrojnë burimet e fshehta të gazeve serrë – duke mos i lejuar që ta shkatërrojnë planetin. Disa prej gazeve, që përdoren në frigoriferë, kanë potencial të ngrohjes globale shumë më shumë se dyoksidi i karbonit.

Në periferi të qytetit të Guatemalas, Ángel Toledo ka një kompani të hedhjes së mbeturinave që merret me metal, plastikë dhe qelq. Gjatë tre vjetëve të fundit janë marrë edhe me gazet e frigoriferëve – që kontribuojnë në ndryshimin klimatik. Ai i heq gazet me sifon nga pajisjet shtëpiake, si frigoriferët në makinat e rikuperimit të frigoriferëve. Më pas transferohen në një rezervuar për t’u shkatërruar kur të jetë mbushur plot.

“Ndihem i plotësuar”

“Ndihem i plotësuar”, ka thënë Ángel. “Këtë kompani e kam qe 16 vjet. Kam punuar me plastikë dhe qelq dhe mbetje të tjera, por me frigoriferë punoj qe tre vjet. Më duket si ëndërr që po i ndihmoj ambientit, duke i penguar këto gaze nga arritja në atmosferë. Është kënaqësi të qenët në gjendje për t’i ndihmuar planetit me këtë punë. Është shumë e rëndësishme për mua”.

Por jo të gjithë i hedhin bombolat e frigoriferëve në mënyrën e duhur.

“Fatkeqësisht, e shihni se një nga sfidat më të mëdha me të cilën po ballafaqohemi është ndryshimi i praktikës së zakonshme. Mund të shihni cilindra nëpër rrugë”, ka shpjeguar ai. “Ata i lirojnë gazet dhe ngrihen në atmosferë”.

Ángel është pjesë e një rrjeti njerëzish që po punojnë për të mos lejuar këto gaze që t’i shkaktojnë dëm planetit. Ekipet nga kompania “Tradewater” po punojnë në tërë botën duke negociuar me qeveritë, kompanitë private dhe njerëzit për të gjetur mënyra për t’i gjetur, siguruar dhe shkatërruar gazet në mënyrë të sigurt.

Në çastin që arrijnë marrëveshje me pronarin dhe autoritetet vendore, i marrin dhe i dërgojnë në vende ku mund të shkatërrohen me siguri. Këto ekipe me shaka po quhen “shpërndarësit e fantazmave” për shkak të mënyrës se si homologët e tyre i mblodhën fantazmat dashakeqe dhe i vendosën në “njësi të mëdha kontrolli”. Ata i ndjekin, bllokojnë dhe shkatërrojnë gazet e dëmshme para se të ikin dhe të shkaktojnë shkatërrime klimatike.

Pothuajse të gjithë frigoriferët dhe kondicionerët e përdorin një gaz për ta transferuar të ftohtët apo të nxehtët përbrenda njësisë. Ky gaz është izolues i mrekullueshëm – i dobishëm në frigorifer, por jo në atmosferë.

13 kilogramë gazi sa 131 tonë dyoksid karboni

 

Image

Gjatë shekullit të kaluar, gazet që ishin përdorur më së shumti ishin CFC (klorofilokarbonit) dhe HCFC (hidroklorofluorokarboni). Por kur ishte zbuluar se po shkaktonin një vrimë në shtresën e ozonit në vitet ’80, ishin ndaluar me Protokollin e Montrealit. Disa prej tyre ishin edhe gaze të forta serre: njëri, i quajtur R12 – një lloj i CFC-së – kishte pasur potencial për ngrohje globale pothuajse 10,000 herë më shumë se dyoksidi i karboni.

Një bombole me 13 kilogramë të këtij gazi është e barabartë me 131 tonë dyoksid karbon kur bëhet fjalë për potencialin e ngrohjes globale. Kjo është e barabartë me një veturë mesatare në Britani, e cila vozit mbi 160 mijë kilometra. HFC-të ishin sjellë si zëvendësues dhe kishin ndihmuar për shpëtimin e shtresës së ozonit. Por disa prej HFC-ve të parë, si gazet që e dëmtonin ozonin sipas Protokollit të Montrealit, ishin gaze të forta serre.

Gazet aktuale legale të frigoriferëve janë më të mirë, por ende kanë potencial për ngrohje globale shumë më shumë sesa dyoksidi i karbonit.

Shkencëtarët kanë vlerësuar se nëse ndalohet përdorimi i HFC-ve, ngrohja globale mund të zvogëlohej rreth gjysmë gradë Celsius.

“Tradewater” kërkon rezervuar të gazit, frigoriferë apo ftohës industrialë që zakonisht grumbullohen në deponi mbeturinash. Megjithëkëtë, nganjëherë, ekipi arrin shumë vonë, duke gjetur vetëm rezervuar të shpuar dhe gaze që tashmë janë liruar.

Maria Gutiérrez, drejtor i programeve ndërkombëtare të “Tradewater”, ka thënë: “Këto gaze ndodhen përreth nesh – në frigoriferë që janë në përdorim ose jo, por edhe në rezervat e mëdha të materialeve të papërdorura që janë blerë dhe kurrë nuk janë përdorur apo janë konfiskuar pasi janë importuar ilegalisht në vend para shumë vjetësh”.

Këto kemikate ekzistojnë në një hapësirë legale të hirtë, pasi mjetet zakonisht fshihen sepse pronarët shpresojnë se mund t’i shesin në të ardhmen.

Gazet e ngrohjes globale mund të gjenden edhe në disa frigoriferë dhe kondicionerë në Mbretërinë e Bashkuar – të cilët duhet të hidhen me përgjegjësi. Ekziston edhe një tjetër arsye se pse hedhja ilegale në mbeturina mund të jetë kaq e dëmshme.

“Tradewater” ka thënë se rikuperimet e gazit global tashmë kanë parandaluar që gazet me vlerë të barabartë me 4-5 milionë tonë dyoksid karbon të shkojnë në atmosferë, por puna ende vazhdon.